Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Trenat lënë Koeman pa konferencë, Southgate sfidon Holandën: “Gati të bëjmë historinë

Lapsi.al 9 July 2024
Trenat lënë Koeman pa konferencë, Southgate sfidon Holandën:

Holanda, ndërkohë, ka anuluar konferencën për shtyp të vigjiljes pas një vonese në planet e udhëtimit të ekipit përpara gjysmëfinales së nesërme kundër Anglisë. Shkak, sipas asaj që ka bërë të ditur Federata e Futbollit Oranje përmes një deklarate, ka qenë bllokimi i binarëve dhe shërbimi i trenit nga Ëolfsburgu për Dortmund është anuluar. Kështu, Kombëtarja holandeze do të mbërrijë në qytet me aeroplan vetëm në orën 21:20 dhe për këtë arsye, konferenca për shtyp në Iduna Park e trajnerit Ronald Koeman dhe mbrojtësit Nathan Ake, e planifikuar për në orën 19:45 nuk mund të zhvillohej.

Tekniku i Anglisë Gareth Southgate mund të jetë në qendër të kritikave, pas performancave jo nivelin më të lartë në Euro 2024, por ai është i bindur se lojtarët e tij tani janë gati për bëjnë "historinë," ndërsa përgatiten për gjysmëfinalen kundër Holandës. "Një nga pikat tona të forta ndër vite është se kemi më pak frikë dhe më pak pasiguri. Por në fillim të turneut pritshmëritë u rritën dhe zhurma ska qenë kurrë më e madhe. E ndjej se mezi presim të jemi në vendin e duhur. Jemi në atë moment në Europian ku gjithcka është e mundur, të arrijmë objektivin, por edhe mund të shkojë keq. Tani është shansi të bëjmë historinë".

Lexo më tejEuro 2024, tre nga katër gjysëmfinalistët me shtesa e penallti: Holanda e vetmja e kualifikuar në 90'

Southgate – që fitoi një e barazoi dy ndeshje në grup, përpara se të mundte Sllovakinë në shtesë dhe Zvicrën me penallti – thotë se lojtarët e tij mezi presin të jenë në fushë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI