Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Video/ Argjentina në finalen e Kupës së Amerikës, Messi kërkon të jetë edhe në Botëror: "Dua të vazhdoj"

Lapsi.al 10 July 2024
Video/ Argjentina në finalen e Kupës së Amerikës, Messi

Argjentina kampione në fuqi do të provojë të mbrojë titullin në finalen e Kupës së Amerikës pasi mposhti 2-0 Kanadanë në gjysmëfinale. Vendimtare golat e Julian Alvarez në minutën e 22' dhe Leo Messi (i 109 me fanellën Albiceleste) në minutën e 51'. Për Messi është goli i 28 në 25 ndeshjet e fundit me Argjentinën dhe i 14 në Kupën e Amerikës.

E me sa duket Messi nuk ka ndërmend të largohet nga kombëtarja e Argjentinës pas finales së turneut, si ishte menduar. “Siç e thashë, kam ndërmend të vazhdoj”, ka përsëritur tetë herë fituesi i Topit të Artë pas fitores ndaj Kanadasë, që hapi dyert për në finalen e garës kontinentale për Seleccion. "Dua të vazhdoj të jetoj ditë pas dite pa menduar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, apo nëse do të vazhdoj apo jo. Është diçka që e jetoj çdo ditë. Jam 37 vjeç dhe vetëm Zoti e di se kur do të jetë fundi", nënvizoi Messi.

TË DIELËN, NDESHJA E FUNDIT PËR DI MARIA

Ai që do t'i japë lamtumirën Argjentinës pas finales së së dielës është Angel Di Maria. "Është beteja ime e fundit. Nuk ka asgjë për të thënë që nuk e kam thënë tashmë shumë herë. Është ndeshja ime e fundit. Më duhet të falënderoj të gjithë argjentinasit dhe këtë brez që më lejuan të ngre kaq shumë trofe" tha 36 vjeçari.

Lexo më tejVideo/ Pesë penallti të gabuara, Kanadaja eliminon Venezuelën: në gjysëmfinale e pret Argjentina

"Nuk duam të fillojmë të qajmë tani. Nuk duam të ndihemi melankolikë. Duhet ta lëmë të luajë dhe pastaj të shohim nëse mund ta bindim apo jo të qëndrojë me ne", ishte komenti i trajneri argjentinas Lionel Scaloni lidhur me vendimin e Di Marias. "Ne kurrë nuk do të jemi ata që do t'i mbyllim derën. Ai mund të qëndrojë me ekipin tonë për aq kohë sa të dojë," shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI