Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

"Ka trukuar ndeshjet": Bellingham gjen përballë arbitrin Zwayer, Anglia e frikësuar

Lapsi.al 10 July 2024
"Ka trukuar ndeshjet": Bellingham gjen përballë arbitrin

Polemika dhe alarm në Angli pas emërimit të arbitrit Felix Zwayer, i dënuar vite më parë për baste në futboll, dhe i zgjedhur për të arbitruar nesër në mbrëmje gjysmëfinalen e Euro 2024 kundër Holandës. Arbitri gjerman, 43 vjeçar, u kritikua ashpër disa vite më parë nga Jude Bellingham, mesfushori i Borussia Dortmund në atë kohë. E tani në Londër kanë frikë për një hakmarrje të mundshme nga arbitri, si përkufizohet nga gazeta të ndryshme një “trukues ndeshjesh”.

“Alarm Bells”, është titulli kryesor i Daily Star, duke kujtuar fjalët e shqiptuara në vitin 2021 nga Bellingham, të cilat i kishin kushtuar një gjobë prej 40 mijë eurosh nga komisioni disiplinor gjerman. Shpërthimi i mesfushorit anglez pasoi humbjen 3-2 të Borussia Dortmund kundër Bayern Munich në Bundesligë. Bellingham, 18-vjeçar në atë kohë, ishte ankuar për një penallti që nuk i ishte dhënë ekipit të tij dhe një të fishkëllyer në favor të Bayern.

Lexo më tejPlasin polemikat mbi arbitrin e Angli-Holandë: Zwayer ka qenë i dënuar për ndeshje të trukuara

"I jepni një arbitri, i cili ka fiksuar ndeshjet, drejtimin e ndeshjes më të rëndësishme në Gjermani. Çfarë prisni?", ishte zemërimi i Bellingham, në lidhje me skualifikimin gjashtëmujor të vendosur ndaj Zwayer në 2005, për pranimin e një ryshfeti prej 300 eurosh nga zyrtari Robert Hoyzer, në një skandal të përmasave të mëdha. Edhe pse nuk e ka komentuar emërimin, UEFA megjithatë përmes kanaleve jozyrtare ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të zëvendësojë arbitrin e ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI