Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Video/ Nga pagëzimi nga Messi te rekordi i Pelé, Yamal magjeps Euro 2024: Franca e pësoi dy herë njësoj

Lapsi.al 10 July 2024
Video/ Nga pagëzimi nga Messi te rekordi i Pelé, Yamal magjeps Euro
Spanja fluturoi në finalen e Euro 2024 falë Lamine Yamal. Sulmuesi i ri i Barcelonës ishte protagonist në gjysmëfinalen ndaj Francës, duke shënuar golin që nisi përmbysjen e kombëtares së teknikut De la Fuente. Një gol që bëri histori sepse e shenjtëroi Yamal si golashënuesin më të ri ndonjëherë në historinë e Europianëve dhe Botërorëve me vetëm 16 vjet e 362 ditë. Një rekord që iu rrëmbye brazilianit të madh Pelé, e që i shtohet një tjetër rekordi të vendosur nga O' Rei përpara fillimit të ndeshjes si lojtari më i ri që ka luajtur në një gjysmëfinale mes Botërorëve dhe Europianëve.

"PAGËZIMI" NGA MESSI

Një destin, ai i Yamal, i cili ndërthuret edhe me historinë e Leo Messi. Sulmuesi i ri spanjoll, në fakt, u “pagëzua” nga Pulce në vitin 2007. Ashtu si edhe vitin e kaluar, gazeta spanjolle Sport vendosi të bënte një kalendar bamirësie në bashkëpunim me Unicef, sponsor i Barcelonës së presidentit Laporta në atë kohë. Kështu, u organizua një fushatë rekrutimi mes familjeve që kishin rënë në kontakt me organizatën ndërkombëtare për çështjet e asistencës dhe mes tyre ishte edhe ajo e Yamal, i cili jetonte në Rocafonda, një lagje e komplikuar e Matarò, e që u shortua të ishte pjesë e kalendarit: kontakti i parë i Yamal me botën blaugrana. Lexo më tejVideo/ Golashënuesi më i ri ndonjëherë në Europian, Yamal shpërthen ndaj Rabiot: "Tani, flisni!" Falë babait të Yamal, ditët e fundit, fotoja e argjentinasit Messi duke i bërë banjë të voglit Lamine u bë menjëherë virale. Ngjan sikur të ishte një dorëzim stafete edhe pse në atë kohë, Messi ende nuk ishte bërë ai që u bë për Barcelonën. Por siç dihet, historia është ciklike dhe disa ngjarje përsëriten në distancë vitesh: ashtu si ngritja e Yamal në fushën ndërkombëtare, që të kujton shumë atë të Lionel Messi.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by MOUNIR (@hustle_hard_304)

FRANCA E PËSOI DY HERË NJËSOJ NGA YAMAL

E duke folur për ecuri dhe rikthime historike, goli i mbrëmshëm ndaj Francës nuk është gjë tjetër veçse riprodhimi besnik i atij të shënuar nga spanjolli në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian U-17 2023, po kundër Francës. Yamal e ktheu topin në këmbën e majtë dhe përfundimi nën kryqëzimin e shtyllave pa i lënë rrugëdalje portierit. Gjeste të destinuara të mbeten të pashlyeshme ndër vite. Qershia mbi tortë për Yamal mund të jetë finalja të dielën më 14 korrik, një ditë pas ditëlindjes së tij të shtatëmbëdhjetë. Festimi me trofeun e Euro 2024 mund të jetë dhurata më e mirë e ditëlindjes që sulmuesi spanjoll mund të dëshirojë. E kushedi, ndoshta gjithçka mund të përfundojë duke fituar çmimin MVP të eventit gjerman.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI