Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Mbappé dërrmohet nga tifozët për atë që bëri në pushim të Spanjë-Francë: “E turpshme”

Lapsi.al 10 July 2024
Mbappé dërrmohet nga tifozët për atë që

Me fuqi të madhe vjen përgjegjësia e madhe. E kur gjërat shkojnë keq, përgjegjësitë e parespektuara bëhen akuza të egra. Kylian Mbappé është një nga futbollistët më të mirë në botë, Franca priste që ai të bënte diferencën në këtë Europian dhe në vend të kësaj erdhi paraqitja shumë zhgënjyese e 25 vjeçarit. Ndoshta e ndikuar edhe nga thyerja e hundës që pësoi në ndeshjen e parë, pas të cilës ai u detyrua të luante me një maskë që i kufizoi rëndë shikimin. Edhe në humbjen gjysmëfinale ndaj Spanjës, Mbappé ishte një fantazmë, por një gjest e rëndoi edhe më shumë në sytë e tifozëve: shkëmbimi i fanellave me kundërshtarin gjatë pjesës së parë.

Lojtari i ri i Real Madrid u godit pa mëshirë nga shtypi francez: L'Equipe i dha atij notën 3, që nuk ka nevojë për argumente të mëtejshme. Sipas të dhënave, shenjë prej tij në Gjermani ka mbetur vetëm një gol i shënuar me penallti. Për pjesën tjetër një mungesë teknike që është akuzuar edhe si e shpirtit të garës: jo qëndrimi i kërkuar nga një lider.

SHKËMBIMI I FANELLËS ME YAMAL

Imazhet në lidhje me kthimin e Mbappé në dhomat e zhveshjes përdoren si shembull i gjithë kësaj. Pas një pjese të parë të tmerrshme, si personalisht ashtu edhe si ekip, sulmuesi francez mendoi se ishte më mirë të shkëmbente fanellën me një lojtar spanjoll, në vend që të nxitonte në barkun e Allianz Arena në Mynih për të motivuar shokët e tij në funksion të revanshit që tifozët prisnin pas kthimit në fushë. Një revansh nga i cila më pas nuk u pa asnjë gjurmë.

Lexo më tejVideo/ Golashënuesi më i ri ndonjëherë në Europian, Yamal shpërthen ndaj Rabiot: "Tani, flisni!"

Mesa duket, kundërshtari me të cilin Mbappé ka shkëmbyer fanellën ishte Lamine Yamal, i cila në pjesën e parë kishte shënuar golin e bukur që barazoi përkohësisht rezultatin. Një trashëgimi e rëndësishme, pra, edhe në dritën e karrierës së ardhshme të futbollistit shumë të ri të Barcelonës. Një motivacion që nuk e shpëtoi kapitenin francez nga masakra sociale kur u shfaqën pamjet në fjalë: “Arriti vërtet tashmë te shkëmbimi i fanellave? Është e turpshme”, ishte një nga komentet më të përdorura.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI