Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Italia del nga Euro 2024 për herë të dytë: asnjë lojtar i Serie A në finale

Lapsi.al 13 July 2024
Italia del nga Euro 2024 për herë të dytë: asnjë lojtar

Nuk ndodhte që nga viti 2008, ekzaktësisht prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh. Që nga Kampionatin Europian Austri-Zvicër nuk kishte ndodhur që kampionatit i Serie A të mos ketë asnjë përfaqësues në aktin final të eventit më të rëndësishëm kontinental për kombet. Në fakt, me eliminimin e Francës dhe Holandës në gjysmëfinale, u zhdukën përfaqësuesit e kampionatit italian nga turneu. Pas eliminimit të turpshëm të kombëtares së drejtuar nga Spalletti në fazën e 16 më të mirave të Euro 2024, një tjetër lajm i keq për futbollin italian vjen në vigjiljen e finales.

As Spanja dhe as Anglia nuk kanë grumbulluar përfaqësues të tyre që militojnë në Serie A, për Euro 2024. Ndryshe nga dy gjysmëfinalistët e tjerë, me francezët që kishin lojtarët e Inter Pavard dhe Thuram, tashmë ish-lojtarin e Juventus Rabiot, ish-lojtar e Milan Giroud dhe dy kuqezinjtë Maignan dhe Theo Hernandez. Edhe holandezët kishin në organikë zikaltrit Dumfries dhe De Vrij, lojtarin e Milan Reijnders dhe bolonjezin Zirkzee.

Lexo më tejUEFA vendos arbitrin e finales: François Letexier do të gjykojë Spanjë-Angli

Për Italinë ishte një dramë e vërtetë, duke qenë se nuk patën as kënaqësinë që të kishin të paktën arbitrin për t'i përfaqësuar. Në fakt, Orsato, i cili dukej i destinuar të drejtonte finalen, u rikthye në Itali, me finalen që iu besua francezit Letexier. Megjithatë si një ngushëllim të vogël ishte Irrati në rolin e asistentit të Var.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI