Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

"Iki po nuk fitova", Southgate driblon premtimin: "E ardhmja? Jo tani"

Lapsi.al 15 July 2024
"Iki po nuk fitova", Southgate driblon premtimin: "E ardhmja? Jo
"E ardhmja? Nuk mendoj se është koha e duhur për të marrë një vendim si ky. Më duhet të flas me njerëzit e duhur. Nuk është tani." Kështu i është përgjigjur një pyetjeje për të ardhmen e tij, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, duke folur për ITV. Një driblim i pastër i Southgate, që përpara turneut kishte thënë se nëse nuk arrinte të kthente Kupën në shtëpi do të largohej nga detyra. Duke komentuar humbjen, trajneri i Anglisë tha se "është padyshim një disavantazh të kesh një ditë më pak për t'u përgatitur. Por ne ishim ende në lojë për 80 minuta. Do të duhet pak kohë për ta tretur këtë humbje". Për zëvendësimin e Kane, tekniku shpjegoi: "Fizikisht ka qenë e vështirë për të. Ai erdhi në turne me pak ndeshje dhe nuk arriti në nivelin që të gjithë do të kishim shpresuar. Ndeshjet janë jashtëzakonisht impenjuese dhe menduam se freskia e Ollie do të na lejonte për të bërë më mirë presing. Mendoj se zëvendësuesit bënë atë që u kërkuam të bënin". Lexo më tej: Mallkimi i Kane, asnjë trofe i rëndësishëm në karrierë: "Një tjetër rast i humbur" "Mendoj se Spanja ishte skuadra më e mirë në turne. Ne nuk e mbajtëm topin mjaft mirë, por qëndruam në lojë deri në dhjetë minutat e fundit. Jam i shkatërruar për të gjithë, me të vërtetë. Lojtarët ishin absolutisht të jashtëzakonshëm. Jam shumë krenar për atë që bënë”, përfundoi trajneri anglez Southgate.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI