Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Video/ Spanja, pritje mbretërore e festë e çmendur në Madrid për kampionët e Europës

Lapsi.al 16 July 2024
Video/ Spanja, pritje mbretërore e festë e çmendur në
Spanja u kthye në shtëpi, me një “pasagjer” më shumë në avion - kupën e argjendtë të Euro 2024. La Roja, kampione e re e Europës, ka zbarkuar në Madrid për festën e madhe në kryeqytetin spanjoll. Përpara rrethimit nga turma nëpër rrugët e qytetit deri në Plaza de Cibeles, skuadra u prit në Pallatin Zarzuela nga familja mbretërore. Mbretëresha Letizia kishte veshur një fustan të kuq, si kravata e mbretit Felipe dhe dy vajzat e saj Leonor dhe Sofia mbanin veshur fanellën e kombëtares me numrin 10. Të gjithë lojtarët dhe stafi teknik, të paraprirë nga ministrja e Sportit Pilar Alegria dhe presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit Pedro Rocha, përshëndetën dhe shtrënguan duart me familjen mbretërore. Kapiteni Alvaro Morata i dha mbretit Felipe një fanellë të Spanjës me numrin 4 dhe fjalët "Mbreti i Europës". Sovrani falënderoi kampionët për "përpjekjet" e tyre dhe që "luajtën ashtu siç luajtët". Lexo më tejAnaliza/ Talent, fuqi e meritokraci: Spanja kampione, triumfoi skuadra më e mirë Më pas, festa e madhe në Cibeles me dhjetëra mijëra njerëz të mbledhur për tiu gëzuar trofeut të fituar nga Spanja. Lojtarët e La Roja mbërritën në zemër të Madridit pasi kaluan qendrën e kryeqytetit me autobus. Ata u mirëpritën nga kryebashkiaku José Luis Martínez-Almeida të cilit trajneri Luis de la Fuente dhe Morata i treguan trofeun. Vetë Morata doli i pari në skenë dhe prezantoi një nga një shokët e skuadrës. "Të gjithë ne këtu u rritëm duke parë Casillas, Torres, David Villa, Xavi, Iniesta, të gjithë kampionët e botës dhe Evropës. Busquets, Alba, Pique, Valdes, na mësuan të luftojmë. Faleminderit të gjithëve," tha ai

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI