Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

FOTO/ Ballack nxjerr në shitje Ferrarin 250 GT SWB California Spider: vlen 16 milionë euro

Lapsi.al 15 July 2024
FOTO/ Ballack nxjerr në shitje Ferrarin 250 GT SWB California Spider: vlen

Michael Ballack ka vendosur të shesë makinën e tij Ferrari 250 GT SWB California Spider, një prodhim i vitit 1960. Makina e ish-futbollistit gjerman është prodhuar në vetëm 56 ekzemplarë dhe sot është ndër modelet më të shtrenjta të prodhuara ndonjëherë nga kompania Maranello. Vlerësimi i këtij modeli është rreth 16 milionë euro, duke qenë se është ekzemplari i parë i prodhuar.

Ish-lojtari i Bayern Munich dhe Chelsea e kishte blerë modelin Ferrari 250 GT SWB California Spider, falë këshillave të mikut të tij Michael Schumacher.

Ferrari 250 GT SWB California Spider ka një shpejtësi maksimale prej 235 km/h dhe krenohet me një arritje shpejtësie 0-100 km/h në 7.2 sekonda. Makina do të dalë në ankand për më shumë se 14 milionë paund - më shumë se dyfishi i tarifave totale të transferimit të Ballack.

Lexo më tej: Vëllai i Schumacher pranon se është homoseksual: pas mohimeve e sherrit me gruan, Ralf prezanton të dashurin

Ish-mesfushori e filloi karrierën e tij në vitin 1995 dhe iu bashkua Kaiserslautern në një transferim prej 60,000 paund dy vjet më vonë. Më pas ai u bashkua me Bayer Leverkusen në një lëvizje prej 2.1 milion paund përpara se Bayern Munich ta merrte atë për 5.1 milion paund. Ballack iu bashkua Chelsea si një transferim i lirë në vitin 2006 dhe kaloi katër vjet në Londrën perëndimore. Ish-lojtari i kombëtares gjermane përfundoi karrierën e tij te Leverkusen pas një tjetër lëvizjeje të lirë. Tarifat e tij të transferimit arritën në pak më shumë se 7 milion paund.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI