Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

FOTO/ Pamja e frikshme e kaviljes së Lionel Messi pas ndërhyrjes së Arias: fryrje e paimagjinueshme

Lapsi.al 16 July 2024
FOTO/ Pamja e frikshme e kaviljes së Lionel Messi pas ndërhyrjes
Argjentina fiton një tjetër trofe pas Kupës së Botës. Këtë herë kombëtarja Albiceleste ngriti në qiell Copa America. Një triumf i madh për 37 vjeçarin Lionel Messi, i cili megjithatë mori me vete në shtëpi, nga finalja, edhe pasojat e rënda të betejës në fushë.

KUPA E... KAVILJA

Argjentina e konfirmon veten si skuadra që duhet mundur edhe në kontinentin e saj. Pasi vunë në rresht një botë të tërë futbolli duke ngritur Kupën e Botës, Albiceleste u bë edhe kampion i Kupës së Amerikës. Finalja e luajtur kundër Kolumbisë ishte një betejë që zgjati 120 minuta dhe u zgjidh nga Lautaro Martinez, me golin e fitores të shënuar në minutën e 112'. Për Lionel Messi, një tjetër triumf për të vënë në palmares, madje i një rekordi prej 45 trofesh si askush tjetër në planet. Por Pleshti gjithashtu duhej të përballej edhe me pasojat e lojës së ashpër të kolumbianëve. Ndërhyrja e Santiago Arias ishte e tmerrshme, në minutën e 64' të ndeshjes dhe Messi këtë herë nuk mund të vazhdonte më lojën. Lexo më tejMessi, rekordi i pafund: 45 trofe të fituar, më shumë se gjithëkush në historinë e futbollit Imazhet e kaviljes së tij me një fryrje të paimagjinueshme, që e bënë lojtarin të qante nga dhimbja, janë mbresëlënëse. Ndeshja e tij zgjati 64 minuta dhe brutaliteti i ndërhyrjes së Arias e nxorri kampionin jashtë lojërave. Gjesti i dëshpërimit me këpucën e hedhur është emblematik. Pastaj shumë akull, vuajtje dhe më pas gëzimi i fitores përfundimtare.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI