Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Video/ Spektakël në Bernabeu për prezantimin e Mbappé te Real Madrid: “Jam një fëmijë i lumtur”

Lapsi.al 16 July 2024
Video/ Spektakël në Bernabeu për prezantimin e Mbappé te
Kylian Mbappé është lojtari i ri i Real Madrid. Sulmuesi francez, që ka firmosur një kontratë prej 15 milionë euro, me rritje deri në 2029, ekzaltoi edhe më shumë turmën në delir. I pritur me standing ovation, Mbappé u përul para publikut, puthi stemën mbi fanellë dhe foli menjëherë spanjisht. "Është diçka e pabesueshme të jesh këtu – u shpreh Mbappé i emocionuar -. Kam ëndërruar shumë herë të vesh këtë fanellë dhe të jem lojtar i Real Madrid, tani jam një fëmijë i lumtur. Para së gjithash dua të falënderoj Florentino Perez i cili besoi te unë që nga dita e pare, duke kaluar nëpër vështirësi të ndryshme. Gjithashtu falënderoj të gjithë tifozët e Real që kanë qenë shumë të sjellshëm me mua gjatë viteve dhe më bëjnë edhe më krenar që jam këtu sot. Kam një tjetër ëndërr: të jem në lartësinë e klubit më të mirë në botë. Do të jap jetën për këtë fanellë dhe këtë skuadër. Hala Madrid!". Lexo më tejReal, efekti Mbappé: çmenden shitjet për fanellën me numër 9 25 vjeçari, në prani të Florentino Perez dhe Zinedine Zidane, u prezantua në stadiumin Santiago Bernabeu para dhjetëra mijëra tifozëve që brohorisnin sulmuesin e ri Blancos. Në një Bernabeu të zhurmshëm nga prezenca e 75 mijë tifozëve, Mbappé ka thënë edhe fjalët e para si futbollist i Real Madrid, pasi nënshkroi një kontratë deri në vitin 2029 me merengues dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 9: “Je këtu sepse e ke dashur shumë dhe ky vullnet të ka lejuar të kapërcesh të gjitha barrierat dhe shqetësimet – e mirëpriti Florentino Perez. Mirë se vjen te Real Madrid dhe urime për realizimin e ëndrrës tënde të fëmijërisë”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI