Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Video/ Fenerbahce humbet, tifozët futen në parket: tentojnë të rrahin basketbollistët e Monaco

Lapsi.al 4 May 2024
Video/ Fenerbahce humbet, tifozët futen në parket: tentojnë
Një betejë, si pothuajse të gjitha ndeshjet e këtyre playoff-eve fantastike të Euroligës së basketbollit. Mes Fenerbahce dhe Monaco gjithçka u vendos në finale, me suksesin 65-62 në favor të skuadrës së principatës, që e çoi serinë në 2-2 e për rrjedhojë në ndeshjen 5. Por pas sirenës në Ulker Sports Arena shpërtheu ferri. Dy lojtarë të Monaco (Diallo dhe Blossongame) festuan disi në mënyrë të ekzagjeruar në fytyrat e tifozëve turq, të cilët pa e zgjatur fare pushtuan parketin dhe ranë në kontakt me lojtarët kundërshtarë. Shpërtheu një rrëmujë e madhe, në të cilën shihet trajneri i francezëve Sasha Obradovic duke kapur lojtarët e tij, duke u përpjekur t'i distancojë ata nga tifozët e Fenerbahce nën vështrimin mosbesues të lojtarëve vendas që i shikonin si të paralizuar. Ndër më nervozët është Mike James, në anën tjetër të fushës, i cili mezi mbahet nga shokët e tij, ndërsa objektet fillojnë të bien shi nga tribuna. Me shumë vështirësi lojtarët e Monaco arritën në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes. Ndërkohë që nga tribuna fluturon në fushë pothuajse gjithcka, skuadra e Monte Carlos më në fund arriti të jetë e sigurtë në një atmosferë tensioni të madh. Lexo më tejTiranë/ 16-vjeçari humb jetën gjatë ndeshjes së basketbollit në pallatin e sportit “Asllan Rusi” Në fund të ndeshjes foli edhe Saras Jasikevicius, trajneri i skuadrës turke: “I kërkojmë falje Monaco dhe Euroligës për atë që ndodhi pas ndeshjes. Ky nuk është Fener, këta nuk jemi ne".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI