Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Alkooli tre herë mbi normën, Rugani nuk paguan gjobën: mbrojtësi i Juventus përfundon në gjyq

Lapsi.al 3 May 2024
Alkooli tre herë mbi normën, Rugani nuk paguan gjobën:
Daniele Rugani përfundoi në gjyq për drejtim mjeti në gjendje të dehur. 21 korrikun e kaluar. Mbrojtësi i Juventus u ndalua në Torino teksa po ngiste Maseratin e tij. Ai iu nënshtrua një testi alkooli, i cili tregoi në të dy kontrollet një normë tre herë më të lartë se kufiri maksimal. Menjëherë futbollistit iu hoq patenta dhe u dha një dekret penal, të cilin ai mund ta anulonte pas dy vitesh, duke paguar menjëherë një gjobë prej 5 mijë eurosh. Megjithatë, Rugani vendosi të kundërshtojë dhe doli në gjyq. Daniele Rugani u ndalua nga një postbllok policie më 21 korrik 2023, në Corso Grosseto në Torino, ndërsa po kthehej në shtëpi pas një mbrëmjeje. Policia i bëri një analizë alkooli dhe niveli i alkoolit në gjak ishte 1.56 gram alkool për litër gjak, kur kufiri i vendosur me ligj është 0.5. Kështu, Rugani ishte tre herë mbi kufirin ligjor që lejohet në drejtimin e një mjeti. Lexo më tejHajdutët 'vizitojnë' dy herë brenda muajit shtëpinë Rugani, gruaja e mbrojtësit e tmerruar: "Isha vetëm me fëmijën" Gjykatësi e refuzoi kërkesën e avokatëve të lojtarit për vënie në provë të avancuar dhe ai do të duhet të kthehet në gjykatë më 23 maj. Rugani do të kishte preferuar ta vuante dënimin me punë në shërbim të komunitetit, por kërkesa e tij u refuzua për shkak se ishte dorëzuar jashtë afatit të lejuar. Tani mbrojtësi bardhezi duhet të paraqitet në gjyq me mbështetjen e dëshmitarëve dhe raporteve të ekspertëve, në përpjekje për të kundërshtuar sanksionin.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI