Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Video/ Nzola shpërthen stadiumin Franchi, Fiorentina thyen 3-2 Bruges në të 91': Olympiacos trondit Villians

Lapsi.al 2 May 2024
Video/ Nzola shpërthen stadiumin Franchi, Fiorentina thyen 3-2 Bruges
Pretendentët për trofeun e Conference League janë tronditur keq pas gjysmëfinaleve të para. Olympiacos ka shkuar të fitojë në shtëpinë e Aston Villa me një 2-4 që praktikisht i bën ta shohin nga fare pranë finalen në stadiumin e shtëpisë. Fiton vetëm në shtesë 3-2 Fiorentina, pasi u arrit dy herë nga Bruges, që nuk do të dorëzohet në kthimin në Belgjikë pa e provuar. Vendosi Nzola në minutën e 91', kur Bruges luante me 10 lojtarë.

FIORENTINA 3-2 BRUGES

Gjysmëfinalja e parë e Conference League mes Fiorentina dhe Bruges përfundoi me fitoren 3-2 të skuadrës së teknikut Italiano. Ndeshja u zhbllokua nga Sottil, me një perlë nga hyrja e zonës në minutën e 5'. U duk një fitore e thjeshtë e italianëve, por Vanaken barazoi në minutën e 17' me një penallti (prekje me dorë nga Biraghi). Belotti kaloi, për herë të dytë, në avantazh Fiorentinën në minutën e 37'. Sërish belgët nuk u dorëzuan dhe Thiago u përgjigj në minutën e 63', menjëherë pas përjashtimit të Onyedika. Sidoqoftë për ti dhënë një fitore minimale, por shumë të rëndësishme Fiorentinës, në kuadrin e kualifikimit, mendoi Nzola. I sapo futur, ai vendosi ndeshjen në minutën e 91', duke i dhënë një avantazh të lehtë italianëve për kthimin.

ASTON VILLA - OLYMPIACOS

Drejt finales së Athinës vrapon në mënyrë të papritur Olympiacos, që shkoi të fitonte në shtëpinë e pretendentëve kryesorë të Aston Villa 2-4. Anglezët ishin favoritët e mëdhenj, por u befasuan nga dy gola të shpejtë të El Kaabi. Sulmuesi fiksoi dygolëshin për grekët në 13 minuta, mes 16' dhe 29', por anglezët u rikthyen. Watkins ngushtoi diferencën në shtesën e së parës, duke kthyer Villians me shpresë në dhomat e zhveshjes. Diaby kompletoi rikthimin në minutën e 52', por festa e Aston Villa zgjati vetëm katër minuta. El Kaabi shënoi me penallti golin e tretë personal, por Olympiacos nuk u ndal me kaq. Hezze shënoi edhe pokerin në minutën e 67', ndërsa penalltia e humbur nga Luiz gjashtë minuta nga fundi, preu shpresat e anglezëve, që janë të thirrur në çështje të fitojnë me dy ose më shumë gola në Athinë, në gjysmëfinalen e kthimit.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI