Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Dënim mbi dënimin për 'bastexhiun' Sandro Tonali: FA e pezullon për dy muaj, por me kusht

Lapsi.al 2 May 2024
Dënim mbi dënimin për 'bastexhiun' Sandro Tonali: FA e

Edhe Federata Angleze e Futbollit ka dënuar mesfushorin e Newcastle Sandro Tonali për çështjen e basteve. Ish-mesfushori i Milanit, në fakt, u skualifikua për dy muaj për bastet e vëna pas transferimit te klubi anglez i Newcastle në Premier League. Bëhet fjalë për 50 shkelje mes 12 gushtit dhe 13 tetorit 2023. Megjithatë, dënimi u pezullua deri në fund të sezonit 2024/25. Tonali, i cili gjithashtu do të duhet të paguajë një gjobë prej 20 mijë paundësh, do të mund të rikthehet në fushë në fund të gushtit, kur përfundon skualifikimi 10-mujor i vendosur nga FIGC.

KOMUNIKATA E NEWCASTLE

Lajmin për masën e marrë e ka dhënë vetë klubi i Newcastle: "Mesfushori Sandro Tonali është pezulluar nga futbolli konkurrues për dy muaj nga një komision rregullator i pavarur pasi vetëdeklaroi shkelje të rregullave të basteve të FA - thuhet në një shënim të klubit -. Ai gjithashtu u gjobit me 20,000 £ dhe është paralajmëruar nga FA në lidhje me sjelljen e tij në të ardhmen. Periudha e skualifikimit është krejtësisht e pezulluar për gjithë sezonin 2024-25, që do të thotë se ai do të jetë në dispozicion në përfundim të dënimit prej 10 muajsh të vendosur nga Federata italiane (FIGC) më 27 tetor 2023.

Me kusht që të mos kryejë shkelje të mëtejshme të Rregullave të basteve të FA gjatë periudhës së pezullimit, Sandro nuk do të vuajë asnjë pjesë të sanksionimit dymujor. Siç pranohet nga FA në arsyet e shkruara të Komisionit të Pavarur Rregullator, niveli i bashkëpunimit që Sandro ofroi duke vetë-raportuar dhe duke bashkëpunuar plotësisht me një hetim të mëvonshëm ishte i jashtëzakonshëm dhe i paprecedentë. Sandro e pranoi plotësisht aktivitetin e tij të basteve dhe e bëri këtë në rrethana kur nuk kishte prova të tjera për të mbështetur një procedim të sjelljes së keqe. Sandro vazhdon të ndjekë një plan terapeutik dhe një program edukativ me mbështetjen e plotë të Klubit dhe do të vazhdojë të stërvitet me shokët e tij të skuadrës”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI