Flash

Ayrton Senna, historia e një kampioni të humbur 30 vjet më parë: Tamburello, kthesa e 'vdekjes' në Imola

Lapsi.al 1 May 2024
Ayrton Senna, historia e një kampioni të humbur 30 vjet më

Në 1 maj 1994 largohej nga jeta Ayrton Senna, ndoshta piloti më i adhuruar në historinë e Botërorit të F1. I kishte mahnitur të gjithë në Nurburgring me një Porsche Sport, e kishte bërë botën të zbavitej me skuderinë e vogël Toleman në Monaco, kishte fituar tre Botërorë me Mclaren. Fundjava e 1 majit 1994 i largoi botës së Motorsport një nga personazhet e tij më të mëdhenj, Ayrton Senna da Silva. Një fundjavë dhimbje e frikë që përvec se privoi Formula 1 nga një prej pilotëve më përfaqësues, i ka mohuar të apasionuarve një Personazh të vërtetë, të aftë të dhuronte në më pak se 15 vjet karrierë emocione të jashtëzakonshme. Kur flitet për Ayrton Senna, gati pashmangshmërisht, niset nga fundi, kapitulli tragjik, shkruar në një të djelë të trishtë maji, që i rrëmbeu botës një personazh të një madhështie për disa aspekte të paimitueshëm.

LINDJA E NJË KAMPIONI

Ayrton Senna Da Silva lindi në 21 mars 1960, në San Paolo. Nisi të drejtonte që në moshën 4 vjecare, në go-kart që iu dhurua nga i ati Milton, e 13 bëri debutimin në kompeticione. Brazili nuk i mjaftonte atij dhe në moshën 18 vjecare transferohet në Europë, duke zgjedhur skuadrën DAP, skuadër me bazë në Milano. Vite më pas, në majën e suksesit, Senna do ta përcaktonte këtë periudhë si më të lumturën e jetës së tij. Ngjitja e tij është e pandalshme: mes 1981 e 1983 koleksionoi fitore njëra pas tjetrës në Formula Ford e Formula 3, duke u laureuar kampion bote në F3, pas afirmimit në Gp të Macao. Kalimi në F1 erdhi në 1984: e punësoi një skuadër e vogël angleze, Toleman.

DEBUTIMI NË F1

Makina nuk është ndonjë gjë por Ayrton bie në sy në Montecarlo, kur nën një shi të stuhishëm rikuperoi nga vendi i 13° në të dytin, duke sfiduar rivalin e tij të ardhshëm Alain Prost. Kur u duk gjithcka gati për ta kaluar, drejtuesit vendosën se ishte shumë ujë për të vazhduar. Pozicionimi megjithatë mbeti rezultati më i mirë absolut në historinë e shkurtër të Toleman. Senna kaloi tek Lotus në 85. Me makinën ikonë, të zezë me anë të arta, braziliani mori të parën nga 65 pole position në karrierë në Portugali, duke e dominuar garën në shi.

Lexo më tej: "Loja e pisët", vdekja dramatike e Ayrton Senna: rindërtimi i ngjarjes në hetimin gazetaresk

Në vazhdim të sezonit braziliani mori një tjetër fitore duke treguar shpejtësi të pabesueshme në xhiro teke. Pabesueshmëria e 97T, e detyroi të tërhiqet 7 herë, duke e ndaluar të shkonte më shumë se vendi i katërt final. Pavarësisht zhgënjimit, Senna mbeti tek Lotus për dy vite të tjerë, duke marrë vendin e tretë final në’87. Tani e priste McLaren, në skuderinë e Ron Dennis.

RIVALITETI ME PROST

Senna rivalizon me Prost pa hieraki skuadre. Braziliani merr 7 gara e në të parafundit provoi të fitonte matematikisht Botërorin e tij të parë, falë një rikuperimi epika e një gare perfekte. Ajo që avantazhoi Senna ishte rregulli i skartimeve: Prost mori më shumë pikë në klasifikim, por për kampionatin kishin rëndësi vetëm 11 rezultatet më pozitive në sezon e ato të Senna ishin më të mirë. Beteja e të dyve u rikthye në 89. Gjithnjë në garën e parafundit në Japoni, në xhiron e 46°, Senna sulmoi Prost në kthesën e fundit “chicane”, makinat u prekën dhe përfunduan jashtë pistës. Prost tërhiqet, Senna i kërkon ndihmë komisarëve për tu rifutur në pistë, por lëvizja i kushtoi anullimin e fitores dhe një mori polemikash, përfshirë edhe një gjobë prej 100 mijë dollarë e pezullimin e përkohshëm të superlicencës.

Botërori ‘90 nisi nën dyshime: Prost nuk do më të dëgjojë për Senna e shkoi tek Ferrari, lufta mes të dyve vazhdoi e është si zakonisht Gp i Japonisë që u bë ‘ringu’. Braziliani nisi në pole por pati disavantazhin se ishte në krahun e largët të kthesës. Prost kishte trajektoren më të mirë dhe provoi parakalimin, por Senna e pengoi duke u munduar të mbante linjën e tij të drejtimit.

Rezultati: të dy të dalë nga gara, polemika të tjera, por këtë herë Senna fitoi titullin e dytë kampion në karrierë. Në ‘91 erdhi titulli i tretë për kampionin nga San Paolo, këtë herë pa vështirësi: Ferrari i Prost nuk është kompetitivë, Williams është i shpejtë por akoma jo rival. Senna fitoi me lehtësi katër garat e para e pastaj administroi avantazhin: është Botërori më pak i vuajtur, por jo për këtë më pak i shijuari. Parabola e Ayrton përballet me një pengesë të re. Në 1992 McLaren rezultoi inferior ndaj Williams, Senna u detyrua të kalojë limitin shumë shpesh.

Kësaj i shtohet edhe tërheqja e Prost nga garat, që i hoqi brazilianit një stimul të rëndësishëm: Mansell fitoi Botërorin e parë e të vetëm në F1, Ayrton fitoi 3 gara por koleksionoi edhe 7 tërheqje. Në kampionat përfundoi i katërti: përpara tij një kampion i të ardhmes, Michael Schumacher. Pasiguria mbizotëron në ‘93: Senna nuk i beson motorëve të rinj Honda, por e vetmja mundësi për të ndryshua skuadër e të luftojë për titullin është Williams. Skuderia sapo ka bindur Prost të kthehet në sport e francezi vendosi veton kundër firmës me brazilianin.

KALIMI TE WILLIAMS

Akordi me McLaren u rinovua deri në fund të sezonit, por pavarësisht 5 fitoreve Senna do të përfundojë pikërisht pas Prost, i aftë të fitonte titullin, duke u tërhequr përfundimisht si kampion bote. Francezi e braziliani mbyllën cdo mosmarrëveshje pikërisht në fund të sezonit, duke i vënë fjalën fund rivalitetit e duke nisur një miqësi të vërtetë. Mbërrin 1994: me Prost të larguar, Senna akordohet me Williams, duke shpresuar të mund të kthehet të luftojë për titullin. Makina është e shpejtë, por edhe jo stabël: në dy garat e para Senna mori dy pole por u tërhoq në të dy rastet. Gara që pasoi ishte Gp e San Marinos. Senna fitoi një tjetër pole në një fundjavë të trazuar nga aksidente të rënda: i pari, të premten, përfshiu një bashkëkombas të ri, Rubens Barrichello, që shpëtoi për mrekulli. I dyti, të shtunën, i mori jetën Roland Ratzenberger.

TRAGJEDIA E TAMBURELLOS

Pilotët ishin të tronditur, por u vendos të garohet. Fati i tij u përmbush në xhiron e shtatë, në mënyrë të papritur e të pandreqshme, në ktheswn Tamburello. Kampioni u transportua në gjendje dëshpëruese në spitalin Maggiore në Bolonja, për tu dorëzuar në orën 18.40 të 1° majit 1994.

Senna la një zbrazëti tek tifozët e tij dhe populli brazilian, që e kishte zgjedhur ishull të pakundërshtueshëm. Për të u dedikuan filma, dokumentarë, këngë e libra. Seleçao kampione në Usa 94 ia dedikoi pikërisht atij fitoren. Ende edhe sot, kampioni jeton përmes veprave të bamirësisë së Institutit Ayrton Senna, një organizatë e themeluar nga e motra Viviane që cdo vit heq nga rruga mijëra të rinj brazilianë duke iu dhuruar atyre një të ardhme. Në fund të fundit, ishte Senna që thoshte: “Të pasurit nuk mund të jetojnë në një ishull të rrethuar nga një oqean varfërie. Ne thithim të njëjtin ajër. I duhet dhënë të gjithëve një mundësi”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

Me sytë katër

PAPARAZZI