Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Luis Enrique fyen gazetarët: "PSG favorit? Shtypi nuk kupton asgjë nga futbolli"

Lapsi.al 30 April 2024
Luis Enrique fyen gazetarët: "PSG favorit? Shtypi nuk kupton

Luis Enrique nuk shfaqet i qetë në konferencën për shtyp të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League kundër Dortmund. Trajneri spanjoll u nervozua shumë kur gazetarët e konsideruan PSG skuadër favorite: "Kjo është arsyeja pse unë kam disa kohë që them se shtypi nuk kupton asgjë nga futbolli. Gjëja e bukur është të shijosh një ndeshje të veçantë në një atmosferë unike në Europë. Mendoj se çdo rezultat tjetër përveç kualifikimit në finale do të ishte një zhgënjim për të katër skuadrat”. Spanjolli u ndal edhe tek lloji i ndeshjes që pret në Dortmund: "Do të jetë një ndeshje si çerekfinalet. Spekulimet nuk janë pjesë e mënyrës sonë të lojës. Ne do të përpiqemi të fitojmë me futbollin tonë. Do të jetë një shfaqje e mrekullueshme, do të ketë gola".

PSG është ende në garë për një Tripletë të bujshme. "Që nga ardhja ime kam ndjerë mbështetjen e klubit dhe lojtarëve. Jemi në një proces përmirësimi, ky është vetëm fillimi - tha Luis Enrique -. Duhet edhe një muaj dhe ende mund t'i fitojmë të gjitha garat. Ne duhet të përpiqemi të menaxhojmë emocionet tona mirë, të administrojmë mirë presionin. Nuk duhet ta shohim presionin si një kërcënim".

Lexo më tejDortmund, Terzic e ka një plan si të ndalojë PSG: "Jemi gati për Mbappé"

Pasi nuk kishte fituar kurrë jashtë fushe në fazën e grupeve, PSG ka fituar kundër Real Sociedad dhe Barcelonës dhe synon trisin në Dortmund. "Shpresoj që po. Përvoja ime më thotë se nesër është koha për të qenë konkurrues. Në fazën e grupeve nuk arritëm të fitonim jashtë fushe por e bëmë kundër Real Sociedad dhe Barças. Mund të përsërisim veten ose jo, qëllimi është të fitojmë këtu”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI