Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Manchester United një zhgënjim total: gjysma e skuadrës në shitje, do të mbeten vetëm 4

Lapsi.al 30 April 2024
Manchester United një zhgënjim total: gjysma e skuadrës në

Sezoni i Manchester United po rezulton të jetë krejtësisht një dështim. Djajtë e Kuq janë të gjashtët në kampionat, jashtë Champions League në fazën e grupeve dhe të kapur vetëm në finalen e FA Cup që do të luhet kundër rivalëve të City, Edhe aty, skuadra e Ten Hag arriti jo pa pak fat kundër modestëve të Coventry.

Performanca dhe rezultate të papranueshme për pronarët e klubit, të cilët shpenzuan shumë para në merkato për të kënaqur trajnerin Ten Hag. Për këtë arsye në Angli janë pothuajse të sigurt se verën e ardhshme në Old Trafford do të ketë një revolucion të vërtetë. Shumë lojtarë janë drejt rrugës së largimit, aq shumë sa duket se vetëm 4 janë të destinuar të mbeten...

REVOLUCIONI UNITED: GJITHË ORGANIKA NË SHITJE

I pari që do të paguajë çmimin e katastrofës sezonale do të jetë tekniku Ten Hag. Holandezi është i destinuar të largohet nga Manchester dhe ndoshta edhe Premier League, duke u kthyer në vendlindje. Me të, do të përshëndesin Old Trafford, mbi dhjetë lojtarë. Duke filluar nga Marcus Rashford, vetëm 8 gola në sezon, i cili duket se nuk gjen më motivimin e duhur për të vazhduar aventurën e tij me fanellën e Djajve të Kuq. Për sulmuesin anglez, drejtuesit presin të mbledhin një shumë të rëndësishme, që mund të riinvestohet menjëherë në treg.

Situatë e ndryshme për profilet e tjera, përfshirë Casemiro, Maguire dhe Varane, të paguar me shuma të larta dhe të zhvlerësuar plotësisht pas përvojës së tyre te United. Edhe këta tre lojtarë do të shiten, edhe sikur të largohen fare lirë në verë. Një tjetër që duket i destinuar të largohet është Andrè Onana, i cili ishte katastrofik në disa raste në sezonin e tij debutues në Premier League.

Lexo më tejVideo/ Onana, ndërhyrja e pakuptimtë dënoi Manchester United me barazim: kthehet portieri gafaxhi

Për momentin, siç u përmend më parë, vetëm 4 lojtarë duket se janë të destinuar të qëndrojnë: Garnacho, Mainoo, Bruno Fernandes dhe Hojlund. Prej tyre, së bashku me disa elementë të tjerë të rinj dhe të së ardhmes, e me një trajner të ri, Manchester United është gati të rifillojë. Për klubin e lavdishëm anglez, vera e vitit 2024 do të jetë viti zero.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI