Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Kthesë e bujshme në çështjen Maradona: një ekspert rrezikon të përmbysë situatën

Lapsi.al 30 April 2024
Kthesë e bujshme në çështjen Maradona: një ekspert

Ka një kthesë të mundshme të bujshme në rastin që përfshin vdekjen e legjendës Diego Armando Maradona. Nga raporti i një eksperti mjekësor, i cili përpiloi një ekspertizë me kërkesë të njërit prej të akuzuarve (neurokirurgut Leopoldo Luque), dalin disa dyshime për përgjegjësitë reale të tetë punonjësve shëndetësorë që përfunduan në gjyq në Argjentinë dhe që rrezikojnë një dënim me burg nga 8 deri në 25 vjet.

Eksperti mjeko-ligjor Pablo Ferrari thuhet se arriti në përfundimin se rrahjet e shpejta dhe të çrregullta të zemrës së argjentinasit Maradona ishin me origjinë natyrore ose si rezultat i një faktori të jashtëm, ndoshta një drogë me të cilën ish-kampioni kishte abuzuar në të kaluarën. Rezultate që kundërshtojnë ato të paraqitura nga një komision mjekësor prej 20 anëtarësh i ngarkuar me hetimin e vdekjes së Pibe de Oro. Pikërisht ai hetim drejtoi gishtin te ekipi që e ndoqi Diego Maradona në javët e fundit të jetës së tij. Tetë persona ndaj të cilëve gjyqi do të nisë zyrtarisht më 4 qershor.

Lexo më tejNë Argjentinë hapet proçesi mbi vdekjen e legjendës Maradona: "Duam të mësojmë të vërtetën"

“Është një pikë kthese radikale në këtë çështje”, tha për mediat lokale Vadim Michanchuk, avokati mbrojtës i psikiatres së Diegos, Agustina Cosachov. Zyra e prokurorisë, megjithatë, kritikoi raportin e Ferrari, të hartuar në vetëm 72 orë. Madje ata e akuzuan ekspertin se kishte anashkaluar katër vjet prova në favor të "një pjesë minimale të provave të paraqitura nga mbrojtja". “Nuk ka asnjë kthesë në këtë rast”, thanë hetuesit për këtë çështje.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI