Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Champions/ Gjigantët Bayern e Real përplasen në Allianz: Tuchel me sytë nga goleadori i parashikuar Gnabry

Lapsi.al 30 April 2024
Champions/ Gjigantët Bayern e Real përplasen në Allianz: Tuchel

Pasi shuan shpresat angleze për triumfin në Champions League, gjigantët gjermanë Bayern Munich dhe titanët spanjollë Real Madrid përplasen në ndeshjen e parë të një gjysmëfinaleje të mrekullueshme në Allianz Arena sonte në mbrëmje. Trupat e Thomas Tuchel kaluan përpara Arsenal në tetë të fundit, ndërsa 14-herë fituesit e turneut kryesor të Europës eliminuan trofembajtësit e Manchester City në një xhiro nervoze penalltish.

BAYERN MUNICH

Bayern nuk e ndjeu shumë Alphonso Davies i pezulluar në ndeshjen e kthimit me Arsenal. Noussair Mazraoui dhe Raphael Guerreiro e ndalën Bukayo Saka me një efekt të shkëlqyer. Sidoqoftë, kanadezi tani është sërish i disponueshëm pasi vuajti pezullimin e tij me një ndeshje. Kjo nuk mund të thuhet për të munguarit afatgjatë, Sacha Boey (kofshë), Gabriel Marusic (ACL), Bouna Sarr (ACL) dhe Tarek Buchmann (kofshë). Në fakt, asnjë nga kuarteti nuk duhej ta kishte filluar ndeshjen gjithsesi, por Tuchel po punon rrethuar nga një krizë dëmtimesh mbi lojtarët e rregullt të ekipit të parë.

Konrad Laimer dhe Matthijs de Ligt ishin të dy viktima të fitores ndaj Frankfurt, me probleme në kavilje dhe gju. Tuchel po i mban gishtat të kryqëzuar, duke shpresuar që dyshja të arrijë gati për ndeshjen e pare. Fakti që austriaku është stërvitur me grupin e bën disponibël, ndërsa për Holandezin shanset janë të pakta. Jamal Musiala - mungoi në fundjavë me dhimbje në tendinë - është në të njëjtën varkë. Gjithashtu, kanë zënë shtretër në infermierinë e mbipopulluar të Bayern Leroy Sane (ijë), Serge Gnabry (kofshë), Dayot Upamecano (kavilje) dhe Kingsley Coman (ijë). Megjithatë, vetëm ky i fundit do të humbasë patjetër ndeshjen e parë, sepse anësorët Sane dhe Gnabry janë stërvitur të dy me ekipin.

REAL MADRID

Infermieria e Real Madrid, në anën tjetër, nuk është aq e mbushur sa ajo e bavarezëve dhe Ancelotti pritet të marrë një shtysë të madhe me rikthimin e parashikuar të Jude Bellingham. Anglezi pushoi për duelin me Sociedad për shkak të një sëmundjeje, por është gati të udhëheqë Blancos. Rodrygo (sëmundje) dhe Ferland Mendy (lodhje muskulare) gjithashtu janë shëruar nga vuajtjet e tyre dhe do të zbresin në fushë nëse Ancelotti ia kërkon. Mbeten jashtë viktimat e dëmtimit në gju: Courtois dhe David Alaba, si banorët e vetëm të dhomës së trajtimit në Bernabeu.

Lexo më tejAncelotti kthehet në Mynih si 'armik': "Shkarkimi një kujtim i shëmtuar"

Portieri belg mund të kthehet vetëm për përballjen me Cadiz më 4 maj.

Megjithatë, për momentin, heroi i penalltive në çerekfinale Lunin do të ruajë shtyllat, ndërsa Bellingham, Rodrygo dhe Mendy duhet të jenë në mesin e atyre që do të rikthehen në 11-shen titullare pasi Ancelotti i zëvendësoi për përballjen me Sociedad. Italiani do të detyrohet për një ndryshim të padëshiruar në krahun e djathtë, sidoqoftë, pasi Dani Carvajal mori një karton të verdhë që e pezulloi në Etihad, kështu që Lucas Vazquez - një nga yjet e El Clasico - do të jetë titullar në Mynih.

FORMACIONET E MUNDSHËM

Bayern Munich:

Neuer; Kimmich, Kim, Dier, Davies; Goretzka, Pavlovic; Muller, Musiala, Gnabry; Kane

Real Madrid:

Lunin; Vazquez, Rudiger, Tchouameni, Mendy; Valverde, Camavinga, Kroos; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Junior

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI