Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Newey largohet nga Red Bull: Ferrari shpejton, takim blitz në Londër me Vasseur

Lapsi.al 1 May 2024
Newey largohet nga Red Bull: Ferrari shpejton, takim blitz në Londër

Londra është kryeqyteti i marrëveshjeve të mëdha sekrete dhe aty mund të ketë lindur një partneritet i ri sensacional, që të ndryshojë rrjedhën e Formula 1. Ky është rasti i lamtumirës së Adrian Newey me Red Bull, e zyrtarizuar afër fundjavës në Majemi. Menjëherë më pas erdhi inkursioni britanik i Fedric Vasseur për ta marrë inxhinierin gjenial te Ferrari.

Dihet prej disa kohësh që gjërat janë të trazuara te Red Bull dhe se projektuesi më i suksesshëm në historinë e automobilizmit synon të largohet një vit më herët se kontrata aktuale me ekipin anglo-austriak. "Horner Gate" dhe "tërhiq e mos këput" të vazhdueshme nga Max Verstappen, i nxitur nga babai i tij Jos, e shtynë inxhinierin britanik të vendoste të largohej nga Milton Keynes, me destinacionin e mundshëm Maranello.

NJOFTIMI I RED BULL

"Oracle Red Bull Racing njofton sot se Adrian Newey do të largohet nga Red Bull Technology Group në tremujorin e parë të 2025 - njoftoi ekipi në një njoftim për shtyp -. Gjeniu i inxhinierisë do të tërhiqet nga detyrat e dizajnit të Formula 1 për t'u fokusuar në zhvillimin final dhe në dërgimin e hipermakinës së parë të Red Bull, RB17 i shumëpritur. Ai do të mbetet i përfshirë dhe i përkushtuar ndaj këtij projekti emocionues deri në fund të marrëdhënies së bashkëpunimit.

Maranello mund të jetë destinacioni i ri në orët e fundit kur, sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport, Vasseur është kthyer drejt Britanisë së Madhe në vend që të fluturonte në Miami me ekipin për të mbyllur marrëveshjen. Me pak fjalë, gjithçka e bërë, veçanërisht në dritën e njoftimit zyrtar të divorcit që mbërriti në ditën e tridhjetë vjetorit të vdekjes së Ayrton Senna. Nisur nga afërsia mes lajmeve dhe takimit me drejtorin e ekipit të kuq, në këtë moment topi i kalon Ferrarit, i cili do të vendosë se kur do të shpallë bashkëpunimin e ri, duke i dhënë kështu jetë epokës së Newey.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI