Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Tirana rrezikon Europën në Laç, Vllaznia e Partizani duel në distancë për vendin e dytë: nis sprinti final në Superiore

Lapsi.al 3 May 2024
Tirana rrezikon Europën në Laç, Vllaznia e Partizani duel

Nga e shtuna e 4 majit nis sprinti i fundit i skuadrave të Superiores për arritjet e objektivëve. Të gjitha ndeshjet e tre javëve të fundit të kampionatit do të luhen në të njëjtën ditë e orar e në harkun e vetëm 7 ditëve. Java e 34-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të shtunën në orën 16:00. Pesë takime interesante që do të vendosin shumë për objektivat e skuadrave.

PESË NDESHJET TË SHTUNËN

Në “Niko Dovana” Teuta do të presë Egnatian e vendit të parë me synimin për të marrë një tjetër fitore që do ta largonte akoma më shumë nga vendi i 8-të. Martini ka evituar rënien e menjëhershme, por duhet të ruhet nga zona playout. Duke qenë se matematikisht është e mundur edhe përfshirja në Final Four, Teuta ka ndërmend ta provojë deri në fund. Rrogozhinasit, nga ana tjetër, do të kërkojnë të rikthehen te triumfi për të blinduar vendin e parë.

Vllaznia dhe Partizani janë vetëm një hap larg për të siguruar matematikisht një vend në “Final 4” në Superiore. Lufta mes tyre megjithatë është e gjitha për vendin e dytë. Kuqeblutë do të presin Dinamo City në “Loro Boriçi”, ndërsa të kuqtë do të përballen në “Arenën e Demave” me Skënderbeun. Dy ndeshje shumë të rëndësishme për të 4 skuadrat. Dinamo e Skënderbeu ndajnë pikët dhe kanë një më shumë se Tirana. Kështu, fitorja ose humbja në javën e 34 mund të përcaktojë edhe të ardhmen e tyre në Final 4 apo jo.

Lexo më tejTre makina VAR për 5 ndeshje, zgjidhja vjen nga Kosova: FSHF dhe FFK kanë të njëjtin problem

Laçi – Tirana është një tjetër sfidë interesante që pritet të dhurojë spektakël këtë javë, pasi të dyja ekipet kanë si objektiv vetëm fitoren. Bardheblutë rrezikojnë në këtë ndeshje të mbeten jashtë Europës, në kohën kur Cungu e bardhezinjtë e tij duan të evitojnë zonën playout. Ndeshja tjetër e javës së 34-të është Erzeni – Kukësi. Shijakasit do të synojnë fitoren ndaj verilindorëve për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e 8-të në kampionat, edhe pse rënia bashkë me Kukësin në Kategorinë e Parë duket e pashmangshme.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI