Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Tonali, zbulohen detajet në Angli: baste për ndeshje ku ka luajtur vetë, janë 50 ndeshje për 100.000 euro

Lapsi.al 3 May 2024
Tonali, zbulohen detajet në Angli: baste për ndeshje ku ka luajtur

Detaje të reja kanë dalë për skualifikimin e vendosur nga Federata Angleze e Futbollit ndaj mesfushorit Sandro Tonali për baste. Janë 50 baste të paditura midis 12 gushtit dhe 13 tetorit 2023, për një shumë totale - raporton Mirror - prej 85,600 paund (mbi 100,000 euro). Mesfushori, i cili përveç dënimit prej dy muajsh (sidoqoftë i pezulluar) duhet të paguajë edhe një gjobë prej 20 mijë paund, mësohet se ka thënë se nuk kishte vënë kurrë mbi 10 mijë euro për bast.

Në veçanti, tabloidi anglez specifikon se si Tonali ka vënë bast edhe në katër ndeshje të Newcastle. Një shumë prej rreth 10,000 euro në ndeshjen kundër Manchester City, një ndeshje e fituar nga Magpies. Pastaj ai kishte vënë bast një tjetër që përfshinte fitoren e ekipit të tij kundër Brighton (më 2 shtator) ose Burnley (më 30 shtator). Një bast tjetër ishte vënë për suksesin e Newcastle kundër Brentford (16 shtator). E fundit parashikonte fitoren e ekipit të tij kundër West Ham më 8 tetor. Në tre nga këto katër ndeshje, të gjitha përveç asaj kundër Brentford, ai ka luajtur vetë në fushë.

PËRSE FA U TREGUA E BUTË?

Në vendimin e FA ndikoi fakti se Tonali po vinte baste në favor të skuadrës së tij, ndaj nuk kishte arsye të ndikonte negativisht në paraqitjen në fushë. Për më tepër, bastet e fituara janë më të ulëta se paga e lojtarit, për këtë arsye nuk u konsiderua një çështje ekonomike.

Lexo më tejDënim mbi dënimin për 'bastexhiun' Sandro Tonali: FA e pezullon për dy muaj, por me kusht

Ish-lojtari i Milan do të jetë në gjendje të rikthehet në fushë më 27 gusht 2024, pasi të skadojë skualifikimi i tij. Nëse nga tani deri në atë datë ai do të kryente përsëri parregullsi, do të hynin në fuqi dy muajt e tjerë të kushtit që i janë vendosur nga FA.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI