Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Klithje majmuni dhe përshëndetje naziste: tifozi i Atalantës arrestohet pas gjysmëfinales me Marseille

Lapsi.al 3 May 2024
Klithje majmuni dhe përshëndetje naziste: tifozi i Atalantës

Fillimisht një përshëndetje naziste me krahun lart, pastaj gjesti dhe klithja e majmunit. Kjo është sekuenca e veprimeve të kryera nga një tifoz i Atalantës gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Europa League ndërmjet Marseille dhe bergamaskëve, që përfundoi 1-1. Tifozi zikaltër u pikas në tribunat e Vélodrome nga kamerat e sigurisë dhe u ndalua menjëherë nga policia franceze. Ai u dërgua menjëherë në gjyq, siç shpjegohet nga prefekti i rajonit të Marsejës.

“Autori është ndaluar, është vënë në gjendje arresti dhe do të dalë para gjykatësit”, sqaroi prefekti, në rrjetet sociale. Në fakt, ai i ishte drejtuar prefektit të Republikës për një ekzaminim të menjëhershëm të ngjarjeve pas shpërndarjes në rrjetet sociale të imazheve me tifozë të Atalantës me krahët e shtrirë ose duke imituar lëvizjet e majmunit.

Lexo më tejVideo/ Leverkusen i pamposhtur edhe në Romë, Alonso drejt finales: Gjimshiti e Atalanta 1-1 në Marsejë

“Unë dënoj qartë sjelljen e disa tifozëve italianë gjatë ndeshjes OM-Atalanta. Kjo është e patolerueshme dhe e padenjë. Nuk ka vend për racizëm në stadium, as jashtë - shpjegoi kryetari i bashkisë së qytetit mesdhetar Benoit Payan në rrjetet sociale në X. Reagimit të tij iu shtuan edhe fjalët e Kryetarit të Këshillit Rajonal Renaud Muselier: “Uefa e drejtësia duhet të tregohen të ashpër përballë sjelljeve të tilla: Marseja e rajoni i Jugut luftojnë gjithnjë kundër racizmit, nga do që të vijë!".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI