Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Video/ Luis Enrique refuzoi të intervistohej nga Carragher në TV: anglezi ishte i dehur dhe mbante shallin e Dortmund

Lapsi.al 3 May 2024
Video/ Luis Enrique refuzoi të intervistohej nga Carragher në TV:
Jamie Carragher ishte i dehur para kamerave të CBS pasi ndoqi të gjithë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League mes Borussia Dortmund dhe PSG-së në sektorin e tifozëve gjermanë. Ish-mbrojtësi i Liverpool, së bashku me Peter Schmeichel, kishin për detyrë të kryenin intervistat pas ndeshjes nga Ëestfalenstadion të ndjekura në lidhje me studion nga Thierry Henry dhe Alessandro Del Piero. Pas intervistimit të Jadon Sancho, edhe Luis Enrique pritej para kamerave të CBS por ai nuk pranoi ta jepte atë intervistë pikërisht për shkak të Carragher.

SHPJEGIMI I SCHMEICHEL

Peter Schmeichel tha se trajneri i PSG thjesht tha përshëndetje dhe më pas u largua pasi pa Jamie Carragher. Komentatori dhe ish-mbrojtësi i Reds në fakt kishte veshur një shall të Dortmund. Për këtë arsye - jo sepse Carragher ishte i dehur – tekniku spanjoll preferoi ta shmangte atë intervistë. Schmeichel shtoi më tej: "Kur folëm me Sancho, zyrtari i shtypit i Dortmund u zemërua pak me ne sepse ai nuk ishte në listë. U treguam shumë të këqij. Por shpresoj se pati një përmbajtje të mirë". Me pak fjalë, ajo në Gjermani ishte padyshim një mbrëmje e veçantë për Carragher: "Nuk hëngra shumë - i shpjegoi ai Kate Abdo që pyeti ish-mbrojtësin nëse ishte në gjendje të vazhdonte -. Unë hëngra vetëm një cheeseburger rreth orës 2.30. Kjo mund të shpjegojë pse unë mund t'i ngatërroj fjalët, sepse kam pirë rreth tetë pinte". Pamja e Carragher qartësisht i lumtur për suksesin e Borussia Dortmund, e kompletuar me një shall verdhezi rreth qafës së tij, sigurisht nuk ishte më e mira për Luis Enrique. Trajneri spanjoll e kufizoi veten në një "përshëndetje" të thjeshtë përpara se të evitonte intervistën në mikrofonat e CBS. “Seriozisht, i tronditi të gjithë këtu”, shtoi Schmeichel për këtë temë, duke nënvizuar se ai shall kishte shkaktuar menjëherë disa probleme për intervistat. Me pak fjalë, një mbrëmje krejtësisht jashtë kontrollit për Carragher.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI