Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Cassano i habitur nga ekzaltimi i Simone Inzaghi: “Nuk ka fituar një titull, por ka humbur dy”

Lapsi.al 3 May 2024
Cassano i habitur nga ekzaltimi i Simone Inzaghi: “Nuk ka fituar një

Antonio Cassano ka folur për titullin e fituar nga Inter. Asgjë për të thënë për sezonin që sapo përfundoi me triumfin e zikaltërve, por ish-talenti barez drejtoi gishtin tek ata që aktualisht po lavdërojnë teknikun Simone Inzaghi. Cassano shkon kundër rrymës dhe reflekton për tre vitet e para të trajnerit piacentin në pankinën e Inter. “Çuditërisht, Simone Inzaghi po hiqet si trajner stratosferik”.

Kështu nis analiza e Cassano për sezonin zikaltër dhe punën e teknikut Inzaghit me Inter. Ish-komentatori i Bobo TV, gati për të nisur një program të ri me Adani dhe Ventola, shpjegon këndvështrimin e tij. Cassano nënvizon se si Inter është dy vjet me vonesë me programin, pasi e ka humbur titullin në dy vitet e mëparshme të fituar fillimisht nga Milan në 2022 dhe më pas nga Napoli në 2023: "Për mua ai ka humbur dy".

FJALËT E CASSANO PËR TEKNIKUN SIMONE INZAGHI

Gjykimi i Antonio Cassano për teknikun Simone Inzaghi është mjaft i qartë. “Për mua nuk duhet t’i jepen meritat, por të metat”, nënvizoi ai teksa fliste për eksperiencën e teknikut te Inter. Analiza e ish-sulmuesit të Barit bazohet në ato tituj të fituar nga Milan dhe Napoli në dy vitet e fundit: “Inzaghi nuk fitoi një titull, por humbi dy të tjera me dy skuadra shumë inferiore”. Referenca për kuqezinjtë dhe napolitanët, me të kaltrit që fituan një titull, sezonin e kaluar, që nuk u vu asnjëherë në diskutim. Cassano ndoshta donte të shpjegonte se si në letër Inter i teknikut Simone Inzaghi duhej të fitonte titullin që në vitin 2022, kur në vend të kësaj ishin kuqezinjtë e Piolit ata që triumfuan.

Lexo më tej"Kujton se është fenomen". Cassano shpërthen ndaj Leao, portugezi i përgjigjet: "Është një klloun"

Në atë rast, trajneri piacentin tashmë mund të mbështetej në një ekip pothuajse të ngjashëm me atë aktual të përbërë nga Lautaro, Calhanoglu, Barella, Dimarco dhe Dumfries, të cilëve pastaj iu shtuan edhe Bastoni dhe Darmian, protagonistë të titullit të fundit. Megjithatë, në sezonin e kaluar, këtyre emrave iu bashkuan protagonistë të tjerë të trengjyrëshit 2024 si Acerbi dhe Mkhitaryan pa harruar se në skuadër ishin edhe Lukaku, Dzeko dhe Brozovic. Viti i kaluar përfundoi me Napolin që fitoi titullin me 90 pikë përpara Lazios në vendin e dytë me 74 pikë dhe më pas Inter, që përfundoi i treti, me 72 pikë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI