Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

E krahasojnë me Haaland e Lewandowski: talenti holandez Zirkzee, lojtari i ardhshëm i Juventus

Lapsi.al 3 May 2024
E krahasojnë me Haaland e Lewandowski: talenti holandez Zirkzee, lojtari i

Me kualifikimin në Champions League gjithnjë e më afër (ndeshja kundër Romës të dielën në mbrëmje mund të jetë vendimtare), Juventus ka filluar të planifikojë për sezonin e ardhshëm. Teksa pret të dijë emrin e trajnerit të ardhshëm, Giuntoli punon për të forcuar skuadrën dhe pasi e ka mbyllur pothuajse për mbrojtësin Calafiori, po përgatit planin për të marrë një tjetër lojtar të fortë nga Bologna e Thiago Motta. Jo rastësisht emri që mund të ulet në pankinën e Juventus. Në krye të listës së dëshirave është Joshua Zirkzee, sulmuesi holandez 22-vjeçar për të cilin Bayern ka një të drejtë blerjeje (dhe një përqindje në rishitje) me të cilin kontaktet janë intensifikuar javët e fundit.

SI DO TË FINANCOHET BLERJA?

Kontakte të cilat aktualisht i vendosin bardhezinjtë përpara Milan dhe Arsenal, edhe sepse lojtari do të preferonte të qëndronte në Itali për të përfunduar zhvillimin e tij. Megjithatë, çmimi (rreth 60 milionë) është pengues dhe duke qenë se ideja te Juventus është mbajtja dhe vlerësimi i Vlahovic, për të cilin kanë nisur negociatat për rinovimin, Giuntoli mendon të sakrifikojë disa xhevahirë.

Thesari për të arritur te Zirkzee në fakt mund të vijë nga shitjet e De Winter, të cilin pasi ka arritur shpëtimin Genoa do ta paguajë 8 milionë plus 2 bonuse. Pastaj edhe Huijsen, i cili vlerësohet me 30 milionë dhe pëlqehet nga Dortmund dhe Newcastle. Të fundit, por jo nga rëndësia, janë Soulé e Iling Jr., kontrata e të cilit skadon në vitin 2025 dhe dëshiron të kthehet në Angli (vlera 15 milionë).

Lexo më tejZirkzee çmend merkaton: Milan e Juventus presin, Bayern ka të drejtën e riblerjes

Giuntoli është i bindur se në nivel teknik Zirkzee mund të jetë partneri ideal sulmues i Vlahovic si në 3-5-2 aktual të Allegrit ashtu edhe në rast se Zonja ndryshon fytyrën në 4-2-3-1 dhe për këtë arsye ai po punon në merkato për të bindur lojtarin dhe për të gjetur milionat e nevojshme.

ÇFARË ËSHTË THËNË PËR JOSHUA ZIRKZEE?

Gazetari i Voetbal International Souleyman Ozturk madje ka shkuar deri aty sa të konsiderojë se Zirksee ka qenë edhe më i mirë se ylli i Manchester City Erling Haaland 'në gjithçka' në vitin 2022. Ai tha: "Zirkzee është më i mirë se Erling Haaland në gjithçka. Tani mund të ngatërroheni nga statuset e tyre. Por e përsëris. (Zirkzee) ka vizion, teknikë, forcë, karizëm, aftësi futbolli. Ai është në çdo gjë, pothuaj, para Haaland. Imagjino nëse Zirkzee do të ketë energjinë e fokusin e Haaland. Do të ishte sulmuesi më i mirë në botë".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI