Flash

Mbappè gati të veshë "nëntën" e premtuar nga Real Madrid: një fanellë me dilemën Champions League

Lapsi.al 24 April 2024
Mbappè gati të veshë "nëntën" e premtuar

Nga Alfredo Di Stefano te Emilio Butragueño duke kaluar nga Ronaldo Fenomeni, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema. Fanella me numrin 9 ka bërë historinë e Real Madrid dhe për këtë arsye ka mbetur e lirë vitet e fundit. "Camiseta blanca" më e lakmuar në botë është gati të gjejë një pronar të ri dhe emri është ai i Kylian Mbappè, goditja më e pritur e verës 2024. Pavarësisht zhdukjes së atij efekti romantik i lidhur me pritjen për të zbuluar se kush mund të të jetë idhulli i ri i tifozëve, ka kuriozitet të madh për të parë talentin francez të veshë atë fanellë që bëri historinë e futbollit botëror.

Përpara se ëndrra e mesit të verës të realizohet me Mbappè të destinuar për të bërë driblimet e para përballë një Santiago Bernabeu në delir, duhet kaluar nga një finale e Champions League që mund ta vendosë kampionin francez përballë ekipit të tij të ardhshëm me një dilemë të madhe: të japë 100% për Paris Saint Germain dhe të të ngrejë lart "Kupën me veshë të mëdhenj", apo të mendojë për të ardhmen? Për francezin një verdikt hipotetik, duke qenë se në mes është ende një gjysmëfinale me Borussia Dortmund për të kapërcyer. Pa harruar se Blancos duhet të bëjnë llogarinë me Bayern Munich.

AKORDI I NUMRIT '9"

Ndërkohë, siç raporton As, Mbappè tashmë ka bërë marrëveshje me Real Madrid aq sa ka vendosur të përqendrohet në zonën e penalltisë dhe të tentojë një sfidë të re teknike me Carlo Ancelotti, i destinuar për të gjetur një zgjidhje taktike përballë një sulmi yjor të përbërë nga Vinicius Junior, Endrick, Rodrygo dhe Jude Bellingham. Në këtë rast, duhet kujtuar se ka dhe të tjerë si Arda Guler dhe Brahim Diaz, të aftë për të qenë titullarë kudo, përveç në te Real, që duket gati të kthejë epokën e Galacticos.

Lexo më tejPrapaskena, Mbappé i kishte premtuar Al-Khelaifi se do të rinovonte: sulmuesi nuk mbajti fjalën

Edhe pse tashmë gjithçka duket e kryer, duhet pritur konfirmimi zyrtar përpara se të shihet Kylian Mbappè të mbajë “nëntën” e një prej skuadrave më të suksesshme në botë. Më parë është një finale e Champions që mund të ndryshojë gjithçka dhe të revolucionarizojë historinë e një dashurie ende për t'u shkruar.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI