Flash

Juventus kualifikim me drithërima, Allegri: "Merituam të shkonim në finale"

Lapsi.al 24 April 2024
Juventus kualifikim me drithërima, Allegri: "Merituam të shkonim

Juventus arrin në finalen e Kupës së Italisë edhe pse humbi gjysmëfinalen e kthimit kundër Lazios. Një disfatë 2-1 të cilën Massimiliano Allegri, e komentoi kështu: “Ishte një ndeshje e vuajtur dhe ne e dinim. Pësuam menjëherë një gol me një top inaktiv dhe patëm disa mundësi me Vlahovic dhe Bremer. Rrezikuam të kapitullonim, pastaj në pjesën e dytë u përmirësuam dhe patëm situata të favorshme. Mund të rrëzoheshim, por merituam të shkonim në finale. Nuk është asnjëherë e thjeshtë, tani duhet të përqendrohemi në kampionat sepse nuk e kemi arritir ende objektivin Champions League”.

"Nuk është e lehtë në këtë moment, sepse po luajmë ndeshje të vështira që nuk i kemi luajtur për një vit e gjysmë. Vitin e kaluar kemi luftuar, por në një situatë të papërshtatshme për shkak të kaosit jashtë fushës. Këtë vit ishim pas Inter deri në janar, më pas pati një kolaps. Kanë qenë ndeshje të rënda për Juventus, të cilat duhej t'i fitonin për të siguruar Champions”, tha Allegri.

Lexo më tejVideo/ Castellanos tmerron Juventus me dy gola, Milik shpëton Allegrin: bardhezinjtë në finale

Për golat e pësuar, Allegri më pas saktësoi: “Ishin gabime të rënda, por të mos harrojmë se moskualifikimi sot do të kishte implikime psikologjike edhe në kampionat. Janë teste rritjeje për të gjithë, për djemtë që u treguan të aftë. Gabuam diçka në fazën e zhvillimit, të mirë në qarkullim për të pasur raste. Mes dy ndeshjeve e merituam finalen”.

KRITIKAT MARRIN PËRGJIGJE

I pyetur për kritikat e shumta që kishte pësuar Juventus, ai nënvizoi: "Për klubin, në planin ekonomik, ne kemi qenë të aftë. Futbolli është i bukur sepse një ndeshje jep mundësinë për të ndryshuan një sezon. Ka gjithmonë kritika, sepse faji është i yni që patëm një gjysmë sezoni që askush nuk e priste. Të gjithë mendonin se mund të luftonim me Inter, por unë isha i shqetësuar se kur do të dorëzoheshim. Lamë shumë pikë rrugës".

E për mungesën e zëvendësimit të Chiesa: "Ai është një lojtar që ndoshta qëndron jashtë për 70 minuta dhe më pas zgjidh një ndeshje me një blic. Më duhej cilësi, e mbajta që të kisha më shumë dhe të kisha më shumë zgjidhje".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI