Flash

Bayern, askush nuk e do: pas refuzimit të Nagelsmann e Xabi Alonso vjen një tjetër "jo" e madhe

Lapsi.al 23 April 2024
Bayern, askush nuk e do: pas refuzimit të Nagelsmann e Xabi Alonso vjen

Bayern Munich është një nga skuadrat më të kërkuara dhe më të njohura në Evropë, por në mënyrë paradoksale, për momentin, askush nuk duket i gatshëm të shkojë t'i drejtojë ata për sezonin e ardhshëm. Bavarezët, të cilët do të ndahen me Tuchel në fund të sezonit, janë në kërkim të një trajneri të ri me të cilin mund të rikthehen te titulli pas humbjes së pësuar në Bundesligë nga Bayer Leverkusen.

Për momentin, megjithatë, profilet e kontaktuara i janë përgjigjur me një refuzim të madh drejtuesve të tashmë ish-kampionëve të Gjermanisë. Fillimisht ishte zbulimi i sezonit, Xabi Alonso e pastaj Nagelsmann. Të dy hodhën poshtë mundësinë për të shkuar si trajner në Bavari. Megjithatë, mesa duket nuk janë të vetmit që janë përgjigjur “Jo, faleminderit”...

BAYERN, EDHE UNAI EMERY THOTË "JO"

Në fillim, zgjedhja e Bayern Munich kishte rënë mbi Xabi Alonso, ende i pamposhtur me Bayer Leverkusen në këtë sezon të frikshëm. Spanjolli refuzoi, duke shprehur dëshirën për të vazhduar rrugëtimin e tij me "Aspirinat". Më pas drejtuesit e bavarezëve thirrën Nagelsmann, por rikthimi i tij nuk u realizua pasi trajneri rinovoi marrëveshjen me kombëtaren gjermane. Por duke qenë se nuk ka kurrë dy pa tre, pak orë më parë erdhi një tjetër refuzim i madh.

Lexo më tejZidane, trajneri i ardhshëm i Bayern Munich: akordi fare pranë mes klubit e francezit

I fundit që nuk propozimin e Bayern ishte Unai Emery, menaxheri aktual i Aston Villa, i cili po bën shumë mirë këtë sezon në Premier League dhe në Conference League. Ish-tekniku i PSG-së, Arsenal dhe Villarreal ndër të tjera, dëshiron të qëndrojë në Birmingham dhe së shpejti do të rinovojë kontratën.

Lista e preferencave të drejtuesve bavarezë po zvogëlohet. Pasi Bayern Munich ka mohuar interesimin për Zidane, tashmë kanë mbetur emrat e Rangnick dhe De Zerbi, të cilët megjithatë kanë edhe kërkesa të tjera.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI