Flash

Kërkesa absurde e Cardiff për Nantes: "Na detyroheni 120 milionë euro për vdekjen e Emiliano Sala"

Lapsi.al 22 April 2024
Kërkesa absurde e Cardiff për Nantes: "Na detyroheni 120

Pesë vjet më parë Emiliano Sala humbi jetën në një aksident ajror. Sulmuesi ishte në një fluturim për në Uells për t'u bashkuar me ekipin e tij të ri, Cardiff, kur avioni u rrëzua. Një tragjedi e madhe, e cila megjithatë u kthye në një përplasje ligjore pa mbarim mes klubit të Premier dhe Nantes që kishte shitur kartonin e tij.

KËRKESA E CARDIFF

Nuk është hera e parë që dy klubet përplasen në gjykatë. Që në atë kohë FIFA e kishte detyruar klubin uellsian të paguante të gjithë shumën e tarifës së Emiliano Sala (që korrespondon me afërsisht 17 milionë euro). Megjithatë, Cardiff pagoi vetëm këstin e parë prej 6 milionësh, duke injoruar dy të tjerat prej 6 milionë dhe 5 milionë respektivisht. Klubi jo vetëm që nuk ka ndërmend të përfundojë pagesën, por kërkon një kompensim të madh prej 120 milionë eurosh nga Nantes. Sipas tyre francezët duhet të kishin siguruar me kujdes që të ishin të gjitha kushtet e sigurisë përpara se Sala të hipte në fluturim.

Jo vetëm kaq, Cardiff iu drejtua një kompanie të specializuar në analizat parashikuese, e cila llogariti se klubi uellsian do të kishte 54.2% më shumë shanse për të shpëtuar nga rrëzimi në Championship (ku ende luajnë) me Emiliano Sala në fushë. Në fakt, sulmuesi argjentinas u ble në janar 2019 për të ndihmuar ekipin në mes të luftës së tyre për mbijetesë. Përplasja mes dy klubeve vazhdon e patrembur nga denoncimet dhe i gjori Emiliano Sala mbetet vetëm një kujtim i zbehur...

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI