Flash

Prapaskena, Mbappé i kishte premtuar Al-Khelaifi se do të rinovonte: sulmuesi nuk mbajti fjalën

Lapsi.al 22 April 2024
Prapaskena, Mbappé i kishte premtuar Al-Khelaifi se do të rinovonte:
Kylian Mbappé i kishte premtuar PSG-së se do të rinovonte kontratën. Lajmin e mbështet Footmercato, duke zbuluar disa prapaskena nga sfondi i negociatave mes lojtarit dhe presidentit të klubit. Sipas raportimeve, sulmuesi francez i kishte dhënë fjalën Nasser al-Khelaifi dy herë, duke konfirmuar dëshirën e tij për të zgjatur aventurën e tij në Paris. Një qëndrim i cili, pas prapaktheut në drejtim të Real Madrid, e tërboi numrin një të PSG-së. Në detaje, gjithçka ka ndodhur në dy data të sakta. Premtimi i parë i Kylian për Nasser al-Khelaifi kishte ardhur një ditë para ndeshjes kundër FC Lorient më 12 gusht 2023. Me atë rast Mbappé e kishte siguruar presidentin për qëllimet e tij për të qëndruar te PSG. E më pas, sulmuesi kishte bërë të njëjtën gjë pas fitores së Superkupës ndaj Toulouse më 3 janar 2024, duke konfirmuar publikisht ekzistencën e një marrëveshjeje me pronarin katariot. Lexo më tej"E kam vendosur". Mbappé i komunikoi lamtumirën drejtuesve të PSG: në Paris me parametër zero Një marrëveshje që me sa duket nuk ishte e mjaftueshme për të mbajtur kampionin francez. Me kalimin e muajve, në fakt, Mbappé më pas ndryshoi mendje, duke zhvilluar bindjen se donte të transferohej te Real Madrid dhe se duhej të konfrontohej përsëri me Nasser al-Khelaifi për t’i komunikuar zyrtarisht qëllimet e tij për të mos rinovuar. Një ballë për ballë shumë e tensionuar, sipas Footmercato, gjatë së cilës sulmuesi gjithashtu i kërkoi presidentit të mos bënte oferta të reja në përpjekje për ta bërë atë të rikthehej në mendimin për të qendruar nën Kullën Eiffel.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI