Flash

Steven Zhang heq presionin nga Inter: "Faleminderit për sezonin, shijojeni derbin"

Lapsi.al 22 April 2024
Steven Zhang heq presionin nga Inter: "Faleminderit për sezonin,
Fillimisht mesazhi për botën e jashtme, për të ripërsëritur angazhimin e tij ndaj Inter dhe për të sqaruar çdo dyshim - veçanërisht ato të tifozëve kundërshtarë - për të ardhmen e tij si president i zikaltërve. Më pas një mesazh tjetër, padyshim më intim, sepse i drejtohej skuadrës. Pasdite, Steven Zhang bëri një lidhje-video me Pinetinën dhe foli fjalë të rëndësishme, duke mbajtur një fjalim për skuadrën, në funksion të derbit me Milan që mund t'i vlejë kampionatin e njëzetë: “Nuk ka nevojë tju motivoj para një derbi. Vetëm dua tju them faleminderit për atë që keni bërë deri më tani. Luani për të shijuar ndeshjen, sepse nëse nuk ndodh nesër, do të ndodhë së shpejti". Lexo më tejSteven Zhang heq dorë nga supersticioziteti: vendos yllin e dytë të Inter Fjalët e Zhang të raportuara nga Gazzetta dello Sport vazhdojnë me elozhe për punën e skuadrës: "Keni bërë një sezon të jashtëzakonshëm dhe fitorja që do të vijë do të jetë e bukur. Për të gjithë dhe në veçanti për ata që nuk e kanë shijuar kurrë. Shpresoj të jetë vetëm e para nga një seri e gjatë fitoresh të rëndësishme. Suksese të gjithëve. Nëse do të ndodhë në derbi, mbani lart vlerat e Inter që janë sportiviteti e ndershmëria kunddrejt kundërshtarëve".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI