Flash

Video/ Arsenal rikthehet në krye të Premier League: goleadë e Brentford e Burnley

Lapsi.al 20 April 2024
Video/ Arsenal rikthehet në krye të Premier League: goleadë e

Me golat e Trossard dhe Odegaard, Arsenal rimori vendin e parë të përkohshëm në Premier League. Gunners mposhti Wolverhampton 2-0 në javën e 34 të kampionatit. Skuadra e teknikut Arteta dominoi dhe kontrolloi ndeshjen, duke thyer ngërçin në minutën e 45' me golin e belgut dhe duke e mbyllur në minutën e 95' me norvegjezin. Në luftën për mbijetesë, Brentford e futi Luton Town në krizë me një fitore 5-1 jashtë fushe. E tani Burnley i afrohet Hatters falë një fitoreje 4-1 ndaj Sheffield.

WOLVERHAMPTON-ARSENAL 0-2

Arsenal i rikthehet suksesit (pas dy humbjeve radhazi mes kampionatit dhe Champions League), duke mbizotëruar 2-0 në fushën e Wolves. Londinezët nisën menjëherë në presing, me Kai Havertz që u përpoq të shqetësojë José Sá që në minutën e parë. Gunners punojnë shumë në krahun e djathtë, duke u përpjekur të nxisin disa herë krijimtarinë e Saka. Kur skuadra e O'Neil filloi të shfaqej përpara në fund të pjesës së parë, Arsenal goditi. Gabriel Jesus luftoi brenda zonës së kundërshtarit dhe shërbeu për Trossard, që shënoi avantazhin. 1-0 në minutën e 45', rezultat me të cilin dy skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes.

Lexo më tejVideo/ Arsenal 'përgjumet', Kimmich i ndëshkon: Bayern Munich fluturon në gjysmëfinale të Champions

Në fillimin e pjesës së dytë gjërat nuk ndryshuan, me Gunners që pushtuan gjysmën e fushës së kundërshtarit. Portokallinjtë u mbrojtën në çdo mënyrë, madje u përpoqën të shtynin përpara pas minutës së 75', në kërkim të një barazimi të papritur. Arsenal megjithatë e mbyllen përfundimisht çështjen falë golit me të majtën e Odegaard, nga një kënd shumë i ngushtë, në minutën e 95'. Arsenal fitoi 2-0 dhe ngjitet në kuotën e 74 pikëve në renditje, në krye të Premier League. Gunners janë +1 ndaj Manchester City (që megjithatë ka një ndeshje më pak). Wolverhampton ka ngecur në 43 pikë, në vendin e njëmbëdhjetë.

Premier League England

Luton Town 1-5 Brentford

Sheffield United 1-4 Burnley

Wolves 0-2 Arsenal

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI