Flash

“Fitore në momentin e duhur”: Shehi me temperaturë i gëzohet derbit, Mehmeti qan penalltinë e Denison

Lapsi.al 20 April 2024
“Fitore në momentin e duhur”: Shehi me temperaturë i

“Unë mendoj që këtë agresivitet këtë përqëndrim këtë vlerësim mendoj që duhet të na shoqëroi ndeshjet e fundit, kemi çaluar pak në këtë anë. Kjo fitore na vjen në momentin e duhur”. Orges Shehi, ende i sëmurë, por dukshëm i gëzuar për fitoren e marrë në derbi, bën analizën e sfidës: "Agresiviteti dhe dyluftimet janë shumë të rëndësishme, në pjesën e dytë kur kundërshtari doli me një lojtar duhej pak minuta për të kuptuar situatën sepse mobilizimi i atyre dyfishohej, por edhe ne dolëm 4-2-3-1 me Rrapajn që ishte gjithmonë mbas Skukës. Kur ishim superior mendoj që po nxitonim pak, po shkonim në sulm shumë shpejt kur duhej të qarkullonim topin”.

Shehi pastaj ndalet te momenti psikologjik dhe efekti që mund të japë fitorja 2-0 me Dinamon: “Ne donim që të fitonim këtë ndeshje edhe pas asaj që thashë, që vinim pas rezultateve jo të pozitive, pastaj për ndeshjen e ardhshme, derbi mbetet derbi”.

MEHMETI: “GOUDJABI I VURI VULËN”

“30 minutat e pjesës së parë duhet të ishim më të përqendruar dhe agresivë. Zbritëm shumë poshtë. Pësuam gol dhe reaguam, duhet të ishim përgjigjur me të njëjtën mënyrë Partizanin. Meritë e tyre që e filluan vrullshëm”. Dritan Mehmeti ndjen keqardhje për mënyrën si skuadra e tij u prezantua në derbin me Partizanin. Tekniku i Dinamos kujton pikat ku skuadra e tij humbi ndeshjen: “Te penalltia po të kishim barazuar do të kishte marrë rrjedhë tjetër loja. Kartoni i kuq i Goudjabi i vuri vulën lojës. U munduam të ishim në ekuilibër, por më pas erdhi goli i dytë, po me goditje standarte, ku duhet të jemi më të kujdesshëm dhe të marrim më shumë përgjegjësi”.

Lexo më tej: Video/ Qirko pret penalltinë e shpëton Partizanin: Shehi i jep fund krizës në derbi

Mehmeti shtoi më pas: “Skuadra e nisi jo siç duhet në aspektin psikologjik ndeshjen. Partizani e meritoi fitoren, e interpretoi siç duhet, ka kualitet, i kishim mundësitë për të dalë në lojën tonë. Faktori kyç ishte menaxhimi i 25 minutave të parë, në qoftë se do të realizonim dhe nuk do të dilnim me të kuq, do të ishte diçka tjetër”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI