Flash

Video/ Vllaznia nuk di më të fitojë, Teuta mbetet pas Laçit: stuhi polemikash për golin e anuluar durrsakëve

Lapsi.al 20 April 2024
Video/ Vllaznia nuk di më të fitojë, Teuta mbetet pas

Ndeshja e pestë pa fitore për Vllazninë, në një krizë të pashpjegueshme rezultatesh në këtë fund kampionati. 0-0 përfundon ndeshja në Niko Dovana. Teuta ndalet në shtëpi dhe nuk parakalon dot Laçin, duke e barazuar me pikë, por ende në zonën e playout. Me objektiva të ndryshëm, por me qasje të njëjtë lojë, Teuta e Vllaznia ndanë pikët në javën e 32 të Kategorisë Superiore.

Lexo më tejVideo/ Qirko pret penalltinë e shpëton Partizanin: Shehi i jep fund krizës në derbi

Një ndeshje me plot polemika nga të dy krahët. Ritmi nuk ishte ai I duhuri, por agonizmi po. Dy skuadrat kërkuan me ngulm të merrnin rezultatin, duke e bërë ndeshjen nervoze. Episodi kyç është goli i minutës së 50’. Pozicioni jashtë loje ndal festën e durrsakëve, që protestruan ashpër te arbitri.

Video/ Goli i anuluar i Teutës

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, në fakt, sepse edhe Vllaznia në fund pati pretendimet e saj për një penallti. Portieri Vata ndaloi Ajdareviç, por për arbitrin ishte lojë e rregullt me kuqeblutë të gjithë në protest. Sa i përket ndeshjes, Teuta rrezikoi me Faust dhe Peposhin, por Qarri ishte i pakalueshëm. Një barazim që nuk i bën punë asnjërës prej skuadrave që tashmë ndodhen në një situatë shumë delikate.

Video/ pretendimi për penallti i Vlllaznisë

Teuta e shikon veten në zonën “play-out” prapa Laçit, ndërsa kuqebluve i bën presion Partizani që pas fitores me Dinamon ndodhet në vendin e tretë vetëm një pikë larg tyre. Kuqeblutë ndërkohë duhet të luajnë në mesjavë edhe ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës, ndaj Egnatias ku duhet të përmbys rezultatin 1-0 të ndeshjes së pare.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI