Flash

“Fati na ka dënuar në shumicën e ndeshjeve”. Martini kujton pikët e lëna, Osmani: “Mendoja për Kupën”

Lapsi.al 20 April 2024
“Fati na ka dënuar në shumicën e ndeshjeve”. Martini

“Ishte ndeshje e tensionuar, të dyja skuadrave iu duheshin pikë. Vllaznia ishte e kënaqur me barazim, ne na duhej patjetër të fitonim. Shihej tensionin në fushë. Të dyja ekipet luanin me topa të gjatë, më i drejtë ishte barazimi në këtë sfidë”. Edi Martini nuk është i kënaqur me barazimin pa gola me Vllazninë. Skuadra e tij ka mbetur në zonën playout kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje deri në fund.

Një arsye më shumë për të kërkuar dëshpërimisht fitoren: “Kërkoja me ngulm të fitoja ndeshjen, mendoja se do të fitonim, duke parë edhe ecurinë e Vllaznisë, gjithsesi ata kanë kualitete, prap nuk jam i kënaqur me rezultatin, duhet të kishim marrë 3 pikë”, tha Martini që pastaj shtoi. “Kjo skuadër meritonte më shumë, po të shikosh golat e pësuara në sekondat e fundit dhe penalltitë e humbura, patjetër që do të ishim në katërshe. Fati na ka dënuar në shumicën e ndeshjeve”, e mbylli Martini.

OSMANI: “TEST PËR KUPËN”

“Pas rezultateve të fundit që patëm ishim të detyruam të ndryshonim diçka dhe të freskonim ekipin. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve. Kundër Egnatias të mërkurën kemi Stojanovic dhe Hakaj me karton të kuq, kurse sot ishte test për lojtarët që mendoj t’i aktivizoj në kupë”. Qatip Osmani mendon për ndeshjen e kthimit me Egnatian, në gjysmëfinale, ku duhet të rikuperojë rezultatin 1-0, në kohën kur rrezikon të humbasë vendin e dytë në renditjen e kampionatit.

Lexo më tej: Video/ Vllaznia nuk di më të fitojë, Teuta mbetet pas Laçit: stuhi polemikash për golin e anuluar durrsakëve

Tekniku që arrin në ndeshjen e pestë pa fitore, shpjegon ndeshjen me Teutën: “Pjesën e parë u orientuam më shumë në lojën mbrojtëse. Nuk depërtonim në sulm. Në momentet e duhura kur duhej të sulmonim, nuk kishim pasimin e fundit. Kjo pikë sigurisht që vlen. Në fund të kampionatit do të vlejë se ndoshta momentalisht jo dhe aq shumë”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI