Flash

Milan futet në derbi në kërkim të trajnerit: kontakte me Conte, pëlqehet Lopetegui

Lapsi.al 22 April 2024
Milan futet në derbi në kërkim të trajnerit: kontakte me

Negociatat për të sjellë Antonio Conte te kuqezinjtë janë komplekse, por kontaktet dhe sondazhet mes palëve vazhdojnë. Pastaj janë edhe emrat e huaj, që shoqëria po i vlerëson seriozisht. Objektivi i drejtuesve të Milan është të përqendrohen te një trajner që ka përvojë të konsiderueshme ndërkombëtare. Një njeri që të jetë në gjendje të shfrytëzojë sa më shumë lojtarët në dispozicion (një aftësi që tani duket të jetë e vetmja e rëndësishme për një trajner) dhe që t'i japë skuadrës një lojë estitikisht në nivel të lartë. Në krye të listës është Julen Lopetegui.

Për të është folur për një marrëveshje të përgjithshme për një kontratë trevjeçare me katër milionë euro në sezon. Fakti që ka pasur takime dhe janë diskutuar shifra konkrete, megjithatë nuk e bën spanjollin kandidatin e vetëm post-Pioli dhe nuk është rastësi që në orët e fundit Tuttomercatoweb e vendos Lopetegui një hap larg West Ham, i cili i ofron një pagë më të lartë.

PËRSE LOPETEGUI?

Lopetegui ka përvojë dhe ka mundur t'i bëjë ekipet e tij të luajnë futboll modern. Ai bëri shumë mirë në ekipet spanjolle të të rinjve dhe në kombëtaren e të rriturve, duke poshtëruar, për shembull, Italinë e Venturës në atë që do të mbahet mend si masakra e Bernabeut: një 3-0 që kontribuoi në daljen e të kaltërve nga Kupa e Botës 2018. Lopetegui fitoi edhe Europa League në krye të Sevilla, kundër Inter të Antonio Conte dhe performoi mirë në Premier League me Ëolverhampton, përpara se kontradiktat mbi merkaton ta bindnin të largohej nga klubi. Shkoi keq pastaj te Porto, një sezon e gjysmë pa fituar tituj. Akoma më keq te Real Madrid ku zëvendësoi Zidane. Katër muaj me një Superkupë Evropiane të humbur kundër Atleticos në derbi dhe Los Blancos u la në vendin e nëntë para shkarkimit të pashmangshëm.

EMRAT E TJERÊ

Megjithatë, ka emra të tjerë që i pëlqejnë pronarëve amerikanë. Të gjitha, pak a shumë, me karakteristikat që i tërhoqën te Lopetegui: nga Xavi, i lirë nga kontrata me Barcelonën në fund të sezonit te Tuchel, gjithashtu me Bayern Munich.

Amorim, trajneri i Sporting Lisbona, i cili megjithatë duket i destinuar për Liverpool, ku do të zëvendësojë Klopp, Sergio Conceição, i Porto dhe Unai Emery, udhërrëfyesi aktual teknik i Aston Villa, me përvojë të madhe ndërkombëtare, janë gjithashtu të pëlqyer.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI