Flash

Barcelona e tërbuar për golin fantazëm të Yamal: "Duam të përsëritet ndeshja”

Lapsi.al 22 April 2024
Barcelona e tërbuar për golin fantazëm të Yamal: "Duam
Në Barcelonë, nuk shuhen polemikat për episodin e golit fantazmë të ndodhur në El Clasico me Real Madrid, që u zhvillua të dielën në mbrëmje në Bernabeu. Blancos fituan 3-2 me përmbysje, por penalltia në favor të tyre dhe goli i padhënë i Yamal kanë kondicionuar rezultatin. Barcelona, përmes fjalëve të presidentit Laporta, kërkojnë qartësi, edhe pse imazhet nuk e bëjnë këtë. Topi i goditur nga Yamal dhe i pritur nga Lunin lë dyshime të mëdha. Ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe VAR-i, pas një vlerësimi të kujdesshëm, rifilloi lojën pa e vërtetuar golin e pretenduar. “Si klub duam të jemi të sigurt për atë që ka ndodhur dhe ju informoj se nga Barcelona do t’i kërkojë Komitetit Teknik të Arbitrave dhe Federatës Spanjolle të Futbollit të na japin të gjitha imazhet dhe audiot në lidhje me aksionin”, tha vetë Laporta. Lexo më tejBarcelona ndihet e vjedhur në El Classico: Yamal u ndal nga Lunin, gol fantazëm në Real-Barcellona Në shënimin e gjatë të publikuar nga klubi Blaugrana, përmendet edhe përsëritja e mundshme e ndeshjes: “Nëse, pasi të jetë analizuar dokumentacioni, kuptojmë se ka pasur një gabim vlerësimi siç mendojmë ne, do të marrim të gjitha veprimet e përshtatshme për të ndryshuar situatën, pa përjashtuar veprimet e mundshme ligjore - vazhdoi ai -. Nëse goli konfirmohet si i ligjshëm do të shkojmë më tej dhe do të kërkojmë që ndeshja të riluhet, ashtu siç ndodhi në një ndeshje europiane për shkak të një gabimi të VAR-it".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI