58 vjet pas yllit të parë të fituar nga Grande Inter i Helenio Herrera me Angelo Moratti si president, festimi i zikaltërve për yllin e dytë shpërtheu natën në rrugët e Milanos pas triumfit në derbi me Milan. Nuk mund të mungonte Massimo Moratti, presidenti më i suksesshëm në historinë e Inter me 17 trofe, përfshirë 5 kampionate dhe një Champions League.
Megjithatë, ka nga ata që theksojnë se kampionatet e Inter janë në fakt 'vetëm' 19 për shkak të atij të vitit 2006 që është caktuar kur doli i treti dhe u dënuan Juventus e Milan: "Pa gjithçka që dimë ne do të ishim tashmë në 25 - thotë Moratti gjatë një interviste me La Gazzetta dello Sport -. Ylli i parë erdhi në një kohë të fitoreve të mëdha, ngritja e trofeve ishte një zakon. Por ka cikle dhe fitimi i dhjetë kampionateve nuk është i lehtë. Nëse pastaj nuk do të ishte Juventus, do të kishim mbërritur më herët.
Pas thumbimit ndaj rivalëve të vjetër, vjen edhe ajo për kushërinjtë e Milan: "Të fitosh yllin e dytë në derbi? Është gjithmonë një ndeshje speciale. E ndeshja e vajtjes na kishte mësuar se nëse Inter luan si Inter, nuk ka fare ndeshje. Një gjë e mrekullueshme për të arritur tek ylli i dytë para tyre".
ELOZHET PËR SKUADRËN
Më pas elozhet për skuadrën e Simone Inzaghi: "Për mënyrën si ata janë në fushë, ky Inter është mjaft unik. Ata gjithmonë të argëtojnë, nuk ofrojnë futboll të ngadaltë dhe të mërzitshëm si të tjerët. Është një sezon shumë pozitiv. Ylli i dytë në fundin e një kampionati të dominuar zbut zhgënjimin e Champions League, një kompeticion mizor në të cilin mund të dalësh jashtë për asgjë. Zhgënjime që duhet t'i pranosh. Mendo City, që me Real sulmoi për 120 minuta dhe u eliminua".
Lexo më tej: Moratti zbulon fatin e trishtë të Zhang: "Është i detyruar të qendrojë në Kinë"
Njeri simbol? "Barella. Ndoshta edhe sepse ai është i pari që më vjen në mendje, duke qenë kudo në fushë. Por në të vërtetë i përket të gjithëve, Dimarco te i cili është personifikuar interizmi, Calhanoglu dhe Mkhitaryan që kanë pasur një sezon të mrekullueshëm, Lautaro që është një forcë e natyrës”. Një yll që edhe Moratti e ndjen pak si të tijin: “Duke qenë një shumë titujsh, jam i lumtur që kam kontribuar”.