Flash

Video/ E bujshme në Emirates, Arsenal shpartallon Chelsea 5-0 në derbi: Arteta i pari në Premier League

Lapsi.al 23 April 2024
Video/ E bujshme në Emirates, Arsenal shpartallon Chelsea 5-0 në

Gëzim i jashtëzakonshëm për Arsenal, që në rikuperimin e javës së 29 mposhti 5-0 Chelsea në derbin e Londrës. Trossard hapi rezultatin në minutën e 4', me Blues që ishin afër barazimit disa herë gjatë pjesës së parë. Skuadra e Pochettino u shemb në mënyrë të bujshme në pjesën e dytë, ku pësoi dygolëshat e Havertz (57' dhe 65') dhe White (52' dhe 70'). Gunners fluturojnë në +3 mbi Liverpool (një ndeshje më pak) dhe +4 mbi City (dy ndeshje më pak).

Arsenal shkroi një pjesë të historisë duke mposhtur Chelsea 5-0 në derbin e Londrës. Start blitz për Gunners që zhbllokuan menjëherë ndeshjen. Në minutën e katërt Declan Rice avancoi në qendër, pasoi brenda zonës për Trossard, që me një diagonale me të majtën drejt shtyllës së afërt, duke mposhtur një Petrovic aspak perfekt për 1-0. Miqtë nuk u dorëzuan pas golit të pësuar, ndërsa ndeshja u ndez me aksione nga të dyja palët. Pas gjysmë ore lojë Blues u përpoqën të kundërpërgjigjen me Enzo Fernandez, por goditja e tij goditi shtyllën në të djathtë të Raya.

KATËR GOLA NË 20 MINUTA

Në fillim të pjesës së dytë, të besuarit e Arteta rritën ritmin e në minutën e 52' Ben White gjeti golin e dytë brenda zonës së penalltisë, pas një rrëmuje në zhvillimet e një këndoreje. Pesë minuta më vonë ishte radha e ish-it të madh të ndeshjes Kai Havertz, i cili u shërbye nga Odegaard, për të mposhtur Petrovic për herë të tretë. Jackson kishte mundësinë të rihapte lojën, por dështoi në mënyrë spektakolare i vetëm me portierin Raya. Gunners shfrytëzuan momentin dhe brenda dhjetë minutash shënuan edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 65' Havertz mori pasimin e Saka dhe me një goditje prej bilardo firmosi pokerin dhe dygolëshin e tij personal. Në minutën e 70' White bashkohet me sulmuesin gjerman, duke gjetur pesëshen, duke mundur Petrovicin nën traversë.

Lexo më tej: Video/ Arsenal rikthehet në krye të Premier League: goleadë e Brentford e Burnley

5-0 është fitorja më e madhe për Arsenal në historinë e derbit me Chelsea, duke kaluar 5-1 e vitit 1930 (6-0 e Bluve të 2014-ës reziston ende). Gunners arrijnë në 77 pikë në renditje, +3 në Liverpool (që ka një ndeshje më pak) dhe +4 në Manchester City (që ka dy ndeshje më pak). Chelsea u poshtërua dhe mbetet i mbërthyer në 47 pikë, në vendin e nëntë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI