Flash

Kukësi i rënë nga kategoria, një hap nga finalja e Kupës: Tirana në misionin e vështirë, betejë në Shkodër

Lapsi.al 24 April 2024
Kukësi i rënë nga kategoria, një hap nga finalja e

Sot do të luhen takimet e dyta gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të përcaktohet edhe finalja e madhe e këtij kompeticioni. Tirana – Kukësi dhe Vllaznia – Egnatia, të dyja ndeshjet do të startojnë në orën 18:00.

Në “Air Albana” bardheblutë do të kërkojnë që të bëjnë mrekullinë, pasi do të tentojnë të përmbysin gjithçka për të shkuar në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë. Në anën tjetër verilindorët vijnë të qetë në këtë sfidë pas fitores në takimin e parë 2-0. Kukësi do të synojë të mbrojë rezultatin për të siguruar kualifikimin në finale.

Në stadiumin “Loro Boriçi” do të zhvillohet sfida tjetër gjysmëfinale. Egnatia vjen e avantazhuar në këtë ndeshje, pas triumfit në sfidën e parë në “Arena Egnatia” me rezultatin minimal 1-0. Kuqeblutë kanë si synim përmbysjen për të shkuar në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë.

Lexo më tejVideo/ Rashica udhëheq Skënderbeun drejt katërshes: Kukësi një pikë larg Kategorisë së Parë

Trofeu i Kupës së Shqipërisë është mjaft i rëndësishëm për këto ekipe, pasi u jep mundësinë të luajnë në kualifikueset e Conference League. Paradoksi është që Kukësi, i rënë tashmë matematikisht nga kategoria, mund të arrijë në finalen e kompeticionit.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI