Flash

Skandal në Premier League: "Dy yje 19 vjeçarë arrestohen për përd*unim"

Lapsi.al 24 April 2024
Skandal në Premier League: "Dy yje 19 vjeçarë arrestohen

Një skandal seksual trondit Premier League. Sipas asaj që raportohet ekskluzivisht nga Daily Mail, dy 19-vjeçarë që luajnë në të njëjtin klub (për momentin nuk janë pezulluar) dhe detajet e të cilëve nuk janë bërë të ditura, janë arrestuar të premten me akuzën e përdhunimit. Të dy, më pas, janë liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme. Sipas asaj që zbuloi tabloidi, dhuna seksuale ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, ku viktima e pretenduar ka denoncuar ngjarjen në polici pak orë më vonë. Vajza ka pretenduar se ka pësuar dhunën brenda stadiumit të klubit, para një ndeshje.

Sipas informacioneve nga mediat britanike, njëri nga dy lojtarët është ndaluar nga policia direkt në stadium. Ai është marrë në pyetje fillimisht në vend, në prani të një zyrtari të klubit dhe më pas është dërguar në komisariat. 19 vjeçari ka kaluar një natë aty përpara se të merrej sërish në pyetje dhe të lirohej me kusht. Djali tjetër 19-vjeçar u arrestua të nesërmen dhe u mor në pyetje nga oficerët e policisë me akuzën e përdhunimit, përpara se të lirohej edhe ai me kusht.

Lexo më tejLojtari misterioz i Premier League i arrestuar për dhunë seksuale: klubi e dinte por heshti e tani rrezikon

Klubi i Premier League i përfshirë mësohet se ka bërë të ditur për The Sun se "çështja është tani në duart e policisë dhe ne nuk mund të komentojmë më tej".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI