Flash

Inter, hakmarrja e Calhanoglu: "Nuk mund të harroj atë që më bënë milanistët"

Lapsi.al 24 April 2024
Inter, hakmarrja e Calhanoglu: "Nuk mund të harroj atë që

Titulli i sapo fituar me Inter ishte një çlirim për Hakan Calhanoglu, pasi pa ish-shokët e tij të skuadrës të Milan të fitonin të parët. Mbi të gjitha, ky titull ishte një hakmarrje ndaj tifozëve kuqezi. Ka qenë vetë turku që ka shpjeguar arsyen. “Hakmarrje për vuajtjet që ndjeva vitin kur mbërrita, kur humba me Inter. Nuk mund të harroj gjithçka që u bë kundër meje dhe familjes sime nga tifozët e Milan, por në zemrën time isha i sigurt se gjithçka do të përfundonte mirë. Do të vinte shpengimi dhe fitorja e kampionatit gjatë derbit ishte kënaqësia ime më e madhe. Ishte gjithçka e shkruar. Zoti donte kështu, ai e di që unë nuk e meritova atë që më bënë. Pa thënë asnjë fjalë punova dhe mendova vetëm për mirë. Kjo fitore më shpërblen për gjithçka”, tha ai për Il Giornale.

"Jam i lumtur dhe krenar që kam arritur këtë objektiv të jashtëzakonshëm. Ne e donim këtë yll të dytë me të gjithë shpirt. Një sukses që e merituam për punën e shkëlqyer të bërë së bashku. Ripashë pamjet e ndeshjes, festimet e tifozëve dhe unë nuk mund ta besoj ende. Është një gëzim shumë i madh për të mundur ta përshkruaj, "shtoi Calhanoglu.

Lexo më tejVideo/ Calha e Thuram në chat me Zhang: "Të kushtuam më pak se një picë. Na bëj një dhuratë"

E madje edhe zhgënjimi i humbjes së titullit në finale në kohët Milan është fshirë: "Unë gjithmonë kam ëndërruar ta fitoj atë me një klub të madh. Erdhi me Inter dhe nuk mund të isha më i lumtur. Mendoj se është ëndrra e çdo lojtari të fitojë kampionatin. Ne patëm një sezon të mrekullueshëm, u dhamë gëzim tifozëve tanë që ishin pranë nesh me një entuziazëm të jashtëzakonshëm. I falenderoj. Ishin vërtetë fondamentalë".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI