Flash

Dhimbje të forta në gjoks, Tevez shtrohet me urgjencë në spital: ja gjendja e ish-sulmuesi të Juventus

Lapsi.al 24 April 2024
Dhimbje të forta në gjoks, Tevez shtrohet me urgjencë në
Janë orë shqetësimi për gjendjen shëndetësore të Carlos Tevez. Ish-sulmuesi i Juventus, i cili kishte pasur probleme shëndetësore në muajt e fundit, është shtruar me urgjencë në spital. Apache, në fakt, i është nënshtruar analizave të hollësishme, pasi u shtrua në spital në Buenos Aires gjatë natës, kur ndjeu dhimbje të forta në gjoks. Argjentinasi, i cili u rrëzua përtokë tetorin e kaluar duke u ankuar për dhimbje në gjoks e duke përplasur kokën, kërkoi ndihmë mjekësore dhe më pas u dërgua në një klinikë në lagjen San Isidro, ku kaloi natën. Lexo më tej: I bie të fikët në banjë, 10 qepje në kokë për Tevez: ja gjendja e ish-sulmuesit Siç bëhet e ditur në një njoftim për shtyp nga Independiente, klubi i të cilit Tevez është trajner, rezultatet e testeve mjekësore që iu nënshtruan argjentinasi ishin të kënaqshme. Për momentin, ish-sulmuesi do të qëndrojë në spital vetëm si masë paraprake.

KOMUNIKATA

“Tevez ndodhet në spitalin La Trinidad në San Isidro për shkak të dhimbjeve të forta në gjoks. Ai iu nënshtrua testeve dhe ato ishin të kënaqshme. Nesër do të vazhdojmë me një sërë analizash të planifikuara më parë, në kuadër të kontrollit të përgjithshëm që kryhet zakonisht”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI