Flash

"Kupa mënyra e vetme". Martini sfidon Tiranën, Bejzade ia faturon ekipit: "Gabime që s'duhet ti bëjnë"

Lapsi.al 2 March 2024
"Kupa mënyra e vetme". Martini sfidon Tiranën, Bejzade ia

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Shënuam dy herë, mbajtëm topin në këmbë, nuk u vumë nën presionin e kundërshtarit. Arritëm një fitore shumë të rëndësishme për ne". Edi Martini i gëzohet një prej fitoreve më të rëndësishme në këtë kampionat. Teuta ka parakaluar Erzenin, duke u larguar nga zona e rënies. "Edhe në Rrogozhinë nuk pësuam gol, edhe sot nuk pësuam. Nga ndeshja në ndeshje, djemtë kanë rëndësi që të rrisin besimin te vetja. Por duke mos pësuar është një armë plus që të jep besimin për të vazhduar përpara".

Nuk është se ka shumë kohë për të festuar sepse në mesjavë vjen Kupa dhe Teuta kërkon një kualifikim për të vazhduar të ëndërrojë Europën në një sezon të vështirë: "Është ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Është mënyra e vetme që të tentojmë Kupat e Europës. Mendoj se kemi një gjendje optimale deri ditën e mërkurë. Do shkojmë të tentojmë gjithçka për gjithçka", tha Martini.

BEJZADE: "GABIME TË PAFALSHME PËR NJË EKIP MBIJETESE"

“Ne po na përsëritet si ndeshja me Skënderbeun. Morëm shumë gjëra përsipër. Ekipi u fut nën trysni. Ekipi bëri gabime që s’duhet t’i kishte bërë. Janë të pafalshme te një ekip për mbijetesë, të mos kesh përqendrim. Gabuam dhe u ndëshkuam. Për të ardhur keq". Skerdi Bejzade bën një analizë të shpejtë të disfatës 3-0 me Teutën, që e zbret sërisht në zonën e rënies. Tekniku tashmë duhet të përpiqet të ndryshë luhatjet e të tijve, edhe pse duket e vështirë: "Problemet janë ato që thamë. Ne e kishim përgatitur si do luante Teuta dhe pikërisht ato gabime bëmë. Edhe kur fitonim topat, nuk arritëm të bënim dy-tre pasime që të dilnim në sulm. Nga ndeshja në ndeshje janë shumë të paparashikueshëm".

Lexo më tej: Teuta, tris në derbi e parakalim mbijetese: Lloci, Beqja e Daci shkatërrojnë Erzenin

Mendja te Kupa, ku është një fitore për tu mbrojtur, por në Shkodër kundër një ekipi në shëndet të plotë do të jetë e vështirë: "Ekipi nga loja në lojë bën shumë ndryshime. Me Vllazninë mund të luajmë shumë herë më mirë se sot. Duhet të përmirësohemi, të stabilizohemi, por nuk kemi shumë kohë”, u mbylli Bejzade.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI