Flash

FIFA përgënjshtron Telegraph, Infantino ngel në ‘klasë’ kartonin blu: "Absolutisht kundër"

Lapsi.al 2 March 2024
FIFA përgënjshtron Telegraph, Infantino ngel në

Gianni Infantino e hedh poshtë plotësisht idenë e futjes së kartonit blu për përjashtimin me kohë. Presidenti i FIFA-s foli në kanalet e tij të mediave sociale në prag të asamblesë së përgjithshme të Ifab, duke marrë një qëndrim shumë të qartë: “Dua të jem i qartë: kartoni i kuq për idenë e një kartoni blu – tha në Instagram –. Nuk do të ketë karton blu në nivel elitar, kjo është një temë inekzistente për ne, FIFA është absolutisht kundër kartonit blu”.

Pak javë më parë, anglezët e Telgraph kishin nisur zërat se ishte i pashmangshëm futja eksperimentale e kartonit blu, për të ndëshkuar protestat e tepërta apo faullet taktike jo të rrezikshme me një përjashtim 10-minutësh. Eksperimentimi, sipas gazetës britanike, duhet të niste nga FA Cup sezonin e ardhshëm. Por FIFA shpejtoi ta mohonte atë, duke folur për "lajme të gabuara dhe të parakohshme". Infantino madje sugjeroi se do të mbështeste vetëm teste në nivel amator apo te të rinjtë.

Lexo më tej: Kartoni blu, risia e njoftuar nga Telegraph: "Në Angli hapet rruga për përjashtimin e përkohshëm"

ASNJË ZËVENDËSIM I PËRKOHSHËM PËR LOJTARËT ME TRONDITJE CEREBRALE

Infantino ka qenë kategorik edhe për një temë tjetër, atë të zëvendësimeve të përkohshme të tronditje cerebrale: "Nuk do të fusim zëvendësime të përkohshme për tronditje cerebrale. Ajo e tronditjeve është një temë e rëndësishme për ne. Kemi investuar shumë para, ndaj kemi përvojë në këtë sektor që më pare nuk e kishim. Mjekët thonë se është thjesht e pamundur në pak minuta të përcaktohet nëse ka pasur një tronditje cerebrale dhe nëse është e rëndë apo jo. Kjo është arsyeja pse, në rast të një tronditjeje të dyshuar, lojtari duhet të zëvendësohet. Nëse duam të shqetësohemi për shëndetin e lojtarit, atëherë lojtari duhet të largohet dhe një lojtar tjetër duhet të hyjë. Fundi i historisë".

Diçka më përfundimtare do të dalë në fund të kongresit, të planifikuar për sot, e shtunë 2 mars.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI