Flash

Video/ Okafor i jep fitoren Milan dy minuta nga fundi: nerva të tendosura, Lazio e mbyll me tetë lojtarë

Lapsi.al 1 March 2024
Video/ Okafor i jep fitoren Milan dy minuta nga fundi: nerva të tendosura,

Milan mposhti Lazion me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë të javës së 27 të Serie A dhe u rikthye te fitorja në kampionat. Kuqezinjtë ngushtojnë përkohësisht diferencën në -1 nga Juventus i vendit të dytë, me bardhezinjtë që duhet ende të luajnë. Milan vuajti në pjesën e parë, por arriti të përballonte sulmin e bardhekaltërve. Përjashtimi mes polemikave i Pellegrini e la Lazion në inferioritet. E pas një rrethimi të gjatë dhe konfuz, Milan gjeti golin e fitores me zëvendësuesin Okafor (88'). Finalja ishte inkandeshente, me dy të kuq të tjerë për vendasit që humbën mendjen. Marusic dhe Guendouzi u përjashtuan. Humbja e dytë radhazi për Lazion, që mbetet shumë larg zonës së Champions League.

POLEMIKA, TRE KARTONË TË KUQ E SHERR

Milani fitoi dy minuta nga fundi me një gol nga zëvendësuesi Okafor dhe kundër Lazios - që përfundoi me tetë lojtarë për shkak të përjashtimit të Pellegrini, Marusic dhe Guendouzi - morën në shtëpi tre pikë shumë të rëndësishme për sa i përket Champions League. E nevojshme si për të mbrojtur vendin e tretë, ashtu dhe për të larguar më tej bardhekaltrit nga zonat e larta të tabelës. Një ndeshje e vendosur në fund, por e karakterizuar nga shumë nervozizëm dhe pak emocione. Një ndeshje e shëmtuar, e ndërprerë vazhdimisht nga një numër i pafund faullesh dhe me Lazion që e gjeti veten numerikisht inferior, pas përjashtimit të Pellegrini (dy të verdha), në minutën e 57'.

Lexo më tejSarri anulon stërvitjen e Lazios në vigjilje të sfidës me Milan: ja çfarë po ndodh në Formello

Duke lënë mënjanë golin për tre pikë, mundësitë e vërteta për shënim erdhën me pikatore. Vecino goditi ngjitur me shtyllën dhe Giroud humbi mundësinë me kokë në pjesën e parë. Pastaj Okafor nuk arriti për pak kontrollin, ndërsa Loftus-Cheek e Immobile provuan në pjesën e dytë. Një gol i Leao u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje të portugezit pas një thirrje në VAR për Di Bello. Në fund, festa e kuqezinjve në minutën e 88', para se Marusic dhe Guendouzi të përjashtoheshin gjithashtu në kohën shtesë, me tentativa përleshje edhe pas fishkëllimës së fundit.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI