Flash

“Nuk ishte meritë e Dinamos”. Tetova me justifikim absurd, Mehmeti replikon: “Duhet të kishim fituar”

Lapsi.al 1 March 2024
“Nuk ishte meritë e Dinamos”. Tetova me justifikim absurd,

“Janë momente, situata loje, goli erdhi jo nga pasimi e meritë të Dinamos, fitohet topi e ndodhi. Ekipi ishte në ekuilibër, në pjesën e parë nuk kishte shumë rrezik, por e thashë që ne ishim më afër golit”. Edlir Tetova vazhdon të justifikohet me faktin se gabon skuadra e tij, duke harruar se kjo nuk ka rëndësi, kur nuk fiton prej 5 ndeshjesh. Tekniku i Egnatias, pas 1-1 me Dinamon, nuk e fsheh shqetësimin: “Mungesa e fitoreve? Patjetër që shqetëson, por këtë e kemi marrë përsipër me rotacionin që të sjellim lojtarët në formë. Kishim 3 mungesa e Fernando rrezikoi që hyri i dëmtuar. Aleksi e Ndreca ishin mungesa të rëndësishme sot. Por edhe ata që modifikuam siç ishte rasti i Xhemajlit që e kaluam majtas, deri diku bëri mirë. Me kthimin e skemës, gjithçka ishte në ekuilibër”.

Tetova pastaj u ndal te ndeshja e kthimit çerekfinale e Kupës së Shqipërisë, duke e vënë në prioritet përpara përplasjes me Tiranën në kampionat: “Mendojmë që kemi ndeshjen e Kupës një herë përpara, pastaj të mendojmë për Tiranën. Tani fillohen e ngushtohen diferencat e do të mundohemi që të bëjmë më mire”.

MEHMETI: “DUHET TË KISHIM FITUAR NE”

“Mendoj se sot, pavarësisht se Egnatia është në krye me meritë, Dinamo meritonte shumë më tepër, pra fitoren. Se në 2-3 momente si ishte një aksioni i joni që dilnim 2 kundër 1, gjyqtarja mund të ishte e kujdesshme e të lejonte avantazhin”. Dritan Mehmeti është i kënqur me pikën e marrë në shtëpinë e kryesuesve, pavarësisht se kjo e mban për momentin jashtë katërshes finale. “Duhet patjetër që të harrojmë këtë sot, por të mendojmë për javën e ardhshme se sa vjen e vështirësohet kampionati”.

Lexo më tej: Video/ Zejnullai spektakolar, por Egnatia ngec: Dinamo i rrëmben barazimin në Rrogozhinë me Kaçorrin

Objektivi është aty dhe 6 rezultate pozitive në 7 të fundit është një kuotë optimiste: “Nuk e mendoj se e shohim sa i vështirë është kampionati, janë në lojë shumë skuadra. Ne duhet të shohim ndeshjet një nga një, duhet të kemi këtë mentalitet e grintë në fushë. Nëse sheh afatgjatë e humb objektivat afatshkurtër, çekuilibrohesh. Ne duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe shohim ndeshjen e radhës me Teutën”, tha Mehmeti.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI