Flash

Sarri anulon stërvitjen e Lazios në vigjilje të sfidës me Milan: ja çfarë po ndodh në Formello

Lapsi.al 1 March 2024
Sarri anulon stërvitjen e Lazios në vigjilje të sfidës me
Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ka anuluar seancën stërvitore të mëngjesit. Arsyeja mund të gjurmohet në darkën e një dite më parë, ku ekipi kërkoi pak lehtësi për të rikuperuar energjinë fizike dhe mendore.

ANULOHET SEANCA STËRVITORE E MENGJESIT

Të mrëkurën në mbrëmje, Sarri e çoi ekipin në një restorant në Formello, një mbrëmje me ushqim të mirë dhe relaks. Trajneri pa që ekipi në Firence ishte i rraskapitur, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. E për këtë arsye i dhuroi ekipit të tij një mbrëmje bisedash dhe të qeshurash. Asnjë fjalim zyrtar, në fakt Sarri bëri shaka me italianët e grup dhe të gjithë shkuan në shtëpi në orën 22.30. Skuadra kishte kërkuar pak lehtësi për të rikuperuar energjinë dhe për të shkarkuar toksinat e grumbulluara në javët e fundit, në të cilat luajntën çdo 3 ditë. Lexo më tejTare nuk është më, Lotito i kthehet ashpër teknikut Sarri: "Mjaft me alibi, merkato nuk ka lidhje" Përveç darkës, trajneri i bardhekaltërve anuloi edhe stërvitjen e mëngjesit të së enjtes dhe skuadra do u grumbullua pasditen e djeshme për seancën finale ku mungonin ende Patric dhe Rovella, të dëmtuar. Nga skuadra Primavera u bashkuan Ruggeri dhe Milani. Sonte është ndeshja delikate me Milan dhe të martën Bayern Munich, dy sfida themelore që mund të dekretojnë rënien apo rilindjen e kryeqytetasve.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI